8.7 C
Prizren
E mërkurë, 24 Dhjetor, 2025

Kryetari Bali Muharremaj deklaron afër 330 mijë euro pasuri të paluajtshme

Në regjistrin e deklarimit të pasurisë për vitin 2025, ai ka theksuar se ka në pronësi një shtëpi prej 300 metrave katrorë në vlerë 58 mijë e 80 euro, një truall prej 38.11 ari në vlerë 37 mijë e 663 euro, një banesë prej 92 metrave katrorë në vlerë 43 mijë e 200 euro, një banesë tjetër prej 73.00 metrave katrorë në vlerë 43 mijë e 800 euro, pastaj një arë prej 23.38 ari në vlerë 140 mijë e 280 euro dhe një arë tjetër prej 17.97 ari me vlerë 5 mijë e 391 euro.

Në të njëjtën kohë, Muharremaj i ka deklaruar në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit dy vetura në shfrytëzim nga familja. Personalisht ka thënë se posedon një veturë, të cilën e ka vlerësuar me 10 mijë euro. Ndërsa, vetura tjetër në vlerë 8 mijë euro ka deklaruar se është në pronësi të bashkëshortes.

Tutje, ai ka bërë të ditur se në bankë ka 929 euro e 59 centë para të gatshme, dhe afër 19 mijë euro tjera para të gatshme në emër të bashkëshortes përkatësisht fëmijëve.

Pagë vjetore si kryetar i Komunës, Muharremaj në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit i ka deklaruar 16 mijë e 120 euro, ndërsa 8 mijë e 200 euro i ka shkruar si mëditje për udhëtimet jashtë vendit,

Ai ka paraqitur edhe të hyrat vjetore të fëmijës, në vlerë 12,300 euro të përshkruara si kapital i biznesit dhe 7 mijë e 950 euro kursime të bashkëshortes. /Telegrafi/

Më Shumë

104 aksidente trafiku në 24 orët e fundit në Kosovë

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Probleme me furnizimin me ujë në disa zona të Prizrenit për shkak të ndërprerjes së energjisë

KRU Hidroregjioni Jugor njofton konsumatorët se për shkak të ndërprerjes së energjisë elektrike nga mbrëmja e djeshme, më 17 dhjetor 2025, në ora 21:00,...

Lajmet e Fundit