Punimet në lagjen ‘Bazhdarhane’ në Prizren në fazën përfundimtare

Punimet për riparimin e rrugës në lagjen ‘Bazhdarhane’ të Prizrenit, të cilat kanë zgjatur rreth dy muaj, kanë hyrë në fazën përfundimtare.

Kjo rrugë, që është një nga arteriet më të frekuentuara të qytetit, ka qenë burim shqetësimi për banorët për shkak të problemeve të mëdha në qarkullimin rrugor.

Sipas autoriteteve komunale, një nga arsyet kryesore të vonesës ka qenë pritja e pëlqimit nga ana e KEDS-it lidhur me ndriçimin publik dhe disa instalime elektrike.

Sipas tyre, kjo vonesë ka ndikuar drejtpërdrejt në vazhdimësinë e punimeve dhe ka shtyrë afatin e përfundimit të projektit.

Pas tejkalimit të kësaj pengese, punimet kanë rifilluar me intensitet, dhe tashmë ndodhen në fazën përfundimtare. Pritet që shumë shpejt të përfundojë asfaltimi dhe rregullimi përfundimtar i rrugës, dhe trafiku në këtë pjesë të qytetit të kthehet në normalitet./RTK/

Më Shumë

Filloi “Java e Dëshmorëve të Hasit”

Ka filluar sot programi i aktiviteteve në kuadër të “Javës së Dëshmorëve të Hasit”, një javë e dedikuar kujtimit, nderimit dhe përjetësimit të sakrificës...

39 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, janë shqiptuar 1842 gjoba

Policia e Kosovës ka publikuar raportin ditor me të dhëna të përgjithshme për 24 orët e fundit, duke përfshirë statistikat e aksidenteve në trafik,...

Kosova voton sot

Lajmet e Fundit