Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori – Superfinalja nis në Prizren përballë kampiones Trepça

Superfinalja e “Play-off”-it është qershia mbi tortë e këtij edicioni të ProCredit Superligës. Në finale do të përballen Bashkimi dhe Trepça, përkatësisht vendi i parë dhe i dytë gjatë garave të rregullta.

Ndeshjet çerekfinale dhe gjysmëfinale të “Play-off”-it dhuruan spektakël të basketbollit, derisa adrenalina do të rritet në maksimumin në finale, ku të dy skuadrat duan titullin e kampionit, raporton PrizrenPress.

Këto dy skuadra u kualifikuan direkt në finale dhe me seri identike 3:1 arritën finalen. Bashkimi triumfoi ndaj Pejës, kurse Trepça ndaj Sigal Prishtinës.

Në garat e rregullta, Bashkimi ishte lider me 20 fitore e tetë humbje, kurse Trepça e dyta me 19 fitore e nëntë humbje. Këto dy skuadra u përballën katër herë në këtë edicion në ProCredit Superligë, ku kishin nga dy fitore ndaj njëra-tjetrës, ku të gjitha fitoret ishin si vendas.

Po ashtu u përballën në finale të Kupës, ku ‘Xehetarët’ triumfuan në kryeqytet.

Bashkimi kërkon titullin e dytë në histori, të parin pas vitit 2018, ndërsa Trepça është kampione aktuale, ndërsa në historinë e saj e ka fituar këtë trofe pesë herë.

Ndeshja e parë do të zhvillohet të dielën në Prizren, ndërsa skuadra që shënon katër fitore fiton titullin e kampionit./PrizrenPress.com

Më Shumë

Malisheva pa asnjë rast të EHKK-së, situata vlerësohet nën kontroll

Shtabi Komunal për Menaxhimin e Situatës me Ethet Hemorragjike Krime-Kongo (EHKK) ka vlerësuar se gjendja në Komunën e Malishevës mbetet e qetë dhe nën...

Kurti viziton familjen Krasniqi në Prizren, diskutime për ekonomi, siguri dhe diasporën

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar për një takim në odën e familjes Krasniqi në Prizren, ku është pritur nga boksieri Haxhi Krasniqi...

Lajmet e Fundit