8.7 C
Prizren
E enjte, 30 Prill, 2026

Vrasja e 15-vjeçares në Prizren, Drejtoresha e Arsimit kërkon ndëshkim të ashpër për dorasin

Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Prizrenit, Luljeta Veselaj-Gutaj ka reaguar lidhur me rastin e vrasjes së 15-vjeçares nga prindi i saj, duke kërkuar ndëshkim të rëndë nga organet e drejtësisë.

Zyrtarja e lartë komunale ka bërë të ditur se është tronditur thellë nga ngjarja që ka ndodhur në orët e hershme të mëngjesit të ditës së martë.

“Një krim makabër u krye ndaj dy vajzave të pafajshme e një nëne – nga ai i cili, në vend që ti mbronte, ishte vetë dorasi. Një akt i rëndë, i kryer nga një njeri i zhveshur nga çdo normë morale, njerëzore dhe shoqërore duhet dënuar fort. Uroj që drejtësia ta ndëshkojë rëndë”, ka shkruar Veselaj-Gutaj.

Një rast i vrasjes së rëndë kanë ndodhur të martën rreth orës 05:30, në rrugën “Shote Galica” në Prizren, brenda një familjeje me shtetësi të Turqisë.

Sipas të dhënave nga organet e hetuesisë dyshohet se babai ka privuar nga jeta vajzën rreth moshës 15-vjeçare, derisa vajza tjetër 10 vjeçare ka pësuar lëndime. Lëndime ka pësuar edhe bashkëshortja, teksa i dyshuari është vetëlënduar.

 

Më Shumë

Prizreni nis projektin madhor për efiçencë energjetike në 43 ndërtesa publike

Komuna e Prizrenit ka nisur zbatimin e projektit për rritjen e efiçencës energjetike në 43 ndërtesa publike, pas nënshkrimit të kontratës për realizimin e...

Prizren, 17 aktakuza kundër 18 personave për vepra të ndryshme penale

Prokuroria Themelore në Prizren ka njoftuar se gjatë orëve të fundit ka intensifikuar punën në luftimin e kriminalitetit, duke ngritur gjithsej shtatëmbëdhjetë (17) aktakuza...

Lajmet e Fundit