Dy persona ende të paidentifikuar janë duke u kërkuar nga policia pasi dyshohet se kanë kryer veprën “Lëndim i lehtë trupor”, në një lokal të Prizrenit.
Sipas njoftimit të policisë bëhet e ditur se ngjarja ka ndodhur më 04.03.2025 rreth orës 17:25, të cilët dyshohet se pas kryerjes së veprën janë larguar nga vendi i ngjarjes.

Po ashtu siç thuhet në njoftim “me qëllim të ndriçimit të rastit nga Prokuroria Themelore në Prizren, kemi marr Autorizimin në pajtim dispozitave të nenit 76 prag 2 të KPPRK-së, për publikimin e fotografive të dyshuarit në mediume televizive dhe media sociale, ku kërkohet bashkëpunim-ndihmë nga qytetarët në ofrimin e informatave, që do të na ndihmonin në identifikim dhe arrestimin e të dyshuarit”.
Tutje thuhet se policia kërkon bashkëpunim të të gjithë qytetarëve, që nëse kanë çfarëdo informate apo din diçka për vendndodhjen e të dyshuarit në foto, të raportojnë policinë në Prizren në numrin 192, në rrjetet sociale, në faqen zyrtare të Facebook-ut të policisë apo në cilin do stacion të policisë në Kosovë.