8.6 C
Prizren
E shtunë, 17 Maj, 2025

Blerim Kuqi rikthehet në LDK, zyrtarizon mbështetjen për Ardian Shalën në garën për kryetar të Suharekës

Në një ngjarje të zhvilluar sot në Suharekë, është zyrtarizuar mbështetja e ish-kryetarit të komunës, Blerim Kuçi, për kandidatin e LDK-së, Ardian Shala.

Ceremonia u mbajt në prani të kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Kuqi, një nga figurat më me përvojë në politikën lokale dhe qendrore, nga sot zyrtarisht bashkë me kryetarin e nëndegës së AAK-së në fshatin Reshtan Shezair Elshani janë parë në krah të Ardian Shalës në përpjekjen për të rikthyer qeverisjen lokale nën drejtimin e LDK-së, njofton media lokale Suhareka Express.

Gjatë fjalimit të tij, Kuqi theksoi se përkrahja e tij vjen pas një analize të thellë për të ardhmen e komunës dhe nevojës për një vizion të qartë, stabilitet dhe zhvillim.

Ai shtoi se Ardian Shala përfaqëson një qasje serioze dhe të përgjegjshme në raport me qytetarët dhe se bashkë me ekipin e tij janë të përgatitur për të sjellë ndryshimin që Suhareka ka nevojë.

Ndryshe, ish-deputeti i AAK-së dhe ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, kohë më parë kishte lënë të kuptohet se mund të jetë afër kalimit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK).

Në Debat Plus, Kuçi kishte deklaruar se ka një orientim të ri për të ardhmen e tij politike, por shtoi se ende nuk është momenti për të zbuluar më shumë detaje.

“E kam një orientim, por nuk është momenti për ta thënë. E para është se kam një botëkuptim tjetër për Suharekën, si qytet kam qejf me qenë më i veçantë dhe po e shoh një mundësi tjetër”, kishte deklaruar Kuçi.

Në fakt, për ish-Ministrin Kuçi aderimi në LDK do të thotë rikthim pas 17 vitesh tek kjo parti politike.


Blerim Kuçi i bashkohet LDK-së

Ish-kryetari i Suharekës, Blerim Kuçi, pritet të aderojë sot në LDK.

Në fakt, për ish-Ministrin kosovar aderimi në LDK do të thotë rikthim pas 17 vitesh tek kjo parti politike.

Blerim Kuçi po rikthehet në politikë. Pas një pauze disa vjeçare pas largimit nga AAK-ja në vitin 2022, ish-kryetari i Suharekës pritet t’i bashkohet sot partisë së Lumir Abdixhikut, merr vesh gazeta online Reporteri.net.

Zyrtarizmi i Kuçit në LDK pritet të ndodhë të premten pasdite.

Rikthimi i Kuçit në politikë dhe LDK po ndodhë në prag të zgjedhjeve lokale në vend.

Ndonëse nuk dihet nëse i njëjti synon t’i kthehet garës për kryetar të Suharekës, këtë herë si kandidat i LDK-së, vlen të ceket se si personalitet nga kjo komunë, Kuçi çdo herë në zgjedhje lokale shihet si njeri me ndikim në rezultatin zgjedhorë në këtë qytezë. Përkrahja e tij ndaj Bali Muharremajt, për shumë konsiderohet si “formulë” e fitores së tij deri tash në Suharekë.

Blerim Kuçi kishte braktisur në vitin 2022 AAK-në e Ramush Haradinajt për t’u fokusuar në biznesin e tij. Para largimit nga kjo parti ai kishte qenë ministër i Ekonomisë dhe Ambientit, nga radhët e AAK-së, në Qeverinë Hoti. /Reporteri.net/.

Marketing

Më Shumë

Raportimi i kronikës së zezë, raportimi me ndjeshmëri – Mos rrezikoni hetimet, publikoni vetëm detajet dhe motivin?

Nga Musa Sabedini Po i referohem vetëm disa rasteve të fundit siç ishte vrasja e policit Muhamet Lika, të rastit tragjik të dizajnerit Festim Isufi...

Mbërritja e Nolit më 10 maj 1906 në SHBA, një pikë kthese në historinë e çështjes shqiptare jashtë atdheut

Nga Albert Vataj Në kalendarin historik të shqiptarëve në mërgim, ka data që nuk janë thjesht ngjarje, por kryqëzime të fatit me qëllimin. 10 maji...

Magjia e dritës

Lajmet e Fundit