13.1 C
Prizren
E mërkurë, 15 Prill, 2026

Kompania ABI nga Prizreni pjesëmarrëse në ‘Food&Science Festival LAB’ të Kolegjit UBT

Kompania ABI mori pjesë me produktet e saj në aktivitetin “Food&Science Festival LAB”, i organizuar nga studentët e Departamentit të Shkencës së Ushqimit dhe Bioteknologjisë në Kolegjin UBT.

“Ne si kompani ABI, patëm kënaqësinë të marrim pjesë me produktet tona në këtë aktivitet të organizuar nga studentët e Kolegjit UBT”, thuhet në njoftim.

“Food&Science Festival LAB” ofroi mundësinë për të prezantuar produktet dhe për të komunikuar drejtpërdrejt me pjesëmarrësit.

“Patëm nderin t’i prezantojmë produktet tona edhe Rektorit të Kolegjit UBT, të nderuarit Prof. Dr. Edmond Hajrizi, të cilit i shprehim falënderimet tona të sinqerta”.

“Përgëzojmë studentët organizatorë dhe gjithë stafin akademik për realizimin e këtij aktiviteti të rëndësishëm. Me shpresë për t’u takuar sërish në aktivitete të tjera të mbushura me shkencë, inovacion dhe bashkëpunim!”/PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

47 aksidente trafiku në 24 orët e fundit, mbi 2.200 tiketa të shqiptuara

Policia e Kosovës ka bërë të ditur statistikat zyrtare për 24 orët e fundit, duke ofruar një pasqyrë të përgjithshme mbi gjendjen e sigurisë...

Fury rikthehet në ring me fitore, rrah Makhmudovin

Tyson Fury është rikthyer me stil në ring, duke mposhtur bindshëm Arslanbek Makhmudov me vendim unanim të gjyqtarëve, në një duel ku britaniku kontrolloi...

Lajmet e Fundit