Tefik Çanga kampion i Ligës së Dytë

Tefik Çanga është shpallur kampion i Ligës së Dytë të Kosovës në futboll, duke siguruar titullin pas një gare të ngushtë deri në javën e fundit. Humbja e Prizrenit në ndeshjen e fundit i hapi rrugën skuadrës nga Ferizaj për të marrë vendin e parë dhe për të ngritur trofeun e kampionit, raporton PrizrenPress.

Me këtë sukses historik, Tefik Çanga siguron ngjitjen në Ligën e Parë të Kosovës, ndërsa gëzimi ka përfshirë të gjithë qytetin e Ferizajt. Klubi ka treguar një formë të qëndrueshme gjatë gjithë sezonit, duke kurorëzuar përpjekjet me titullin e shumëpritur.

Ndërkohë, Prizreni do të vazhdojë në Ligën e Parë si skuadra e dytë e promovuar, por pa arritur të fitojë trofeun./PrizrenPress.com

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1684680412412465

Më Shumë

Policia shqiptoi mbi 2100 gjoba komunikacioni në 24 orët e fundit

Në 24 orët e fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 2173 gjoba për kundërvajtje në trafik. Gjatë kësaj periudhe janë raportuar 28 aksidente komunikacioni me...

Pas zgjedhjeve, flet Totaj: Klasës politike i duhet “refresh”

Kryetari i Prizrenit, Shaqir Totaj, ka folur lidhur me zgjedhjet e parakohshme parlamentare të mbajtura dje në vend. Në një intervistë për Klan Kosovën, Totaj...

Lajmet e Fundit