7.8 C
Prizren
E enjte, 23 Prill, 2026

22-vjeçari nga Prizreni, i dënuar me 9 muaj burg për “kanosje”, arrestohet dhe dërgohet në vuajtje të dënimit

Policia e Kosovës ka ekzekutuar një urdhër arresti ndaj një personi të kërkuar nga drejtësia, i cili ishte dënuar me burg efektiv për veprën penale “kanosje”, raporton PrizrenPress.

Sipas njoftimit zyrtar të Policisë, njësiti për realizimin e urdhëresave pranë Stacionit Policor Prizren-Veri ka arrestuar H.B., 22 vjeç, banor i fshatit Lubizhdë të komunës së Prizrenit. I riu ishte në kërkim, pas një vendimi të formës së prerë të Gjykatës Themelore në Prizren, me të cilin ishte dënuar me nëntë muaj burgim efektiv.

Arrestimi u realizua si rezultat i veprimeve operative dhe hetimore të ndërmarra nga njësitë policore. Pas lokalizimit dhe kapjes, i dënuari është shoqëruar fillimisht në Stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në institucionin korrektues për vuajtjen e dënimit.

“I arrestuari H.B. (22 vjeçar) fillimisht është sjellë në stacionin Policor Prizren-Veri dhe më pas është dërguar në burg në vuajtje të dënimit”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./PrizrenPress.com

Më Shumë

Prokuroja për vdekjet në Malishevë: Po presim rezultatin e autopsisë

Tre persona janë gjetur pa shenja jete në Malishevë, ndërsa shkaqet e vdekjes ende nuk janë konfirmuar zyrtarisht dhe është duke u pritur rezultati...

Dita e Tokës shënohet me aksion pastrimi në Prizren

EC Ma Ndryshe ka shënuar Ditën e Tokës përmes një aksioni simbolik pastrimi të mbeturinave, të realizuar në bashkëpunim me nxënës dhe KRM "Eko...

Lajmet e Fundit