24.6 C
Prizren
E premte, 6 Qershor, 2025

Aksioni i Prokurorisë në Prizren, 17 të arrestuar dhe makineri të sekuestruara për degradimin e Drinit të Bardhë

Prokuroria Themelore e Prizrenit të mërkurën ka zhvilluar një aksion për veprat penale kundër mjedisit, në 14 lokacione përgjatë lumit Drini i Bardhë, me ç’rast janë arrestuar 17 persona të dyshimtë për kryerjen e veprës penale ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit. Në të njëjtën kohë janë sekuestruar edhe makineri në vlerë prej afër 2 milionë eurove.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Petrit Kryeziu ka theksuar se aksioni i sotëm është realizuar pas hetimeve katër mujore dhe është shtrirë përgjatë rrjedhës së Drinit të Bardhë, nga fshati Krushë e Vogël deri në Landovicë.

“Sot, jam para jush, që të tregoj që në aksionin që kemi pas në 14 lokacione, kemi arrestuar 17 persona. Kemi sekuestruar 38 mjete të kryerjes, 9 prej tyre kamionë, 14 ekskavatorë dhe 15 makineri të separimit, ku vlera totale e tyre është 1 milionë e 950 mijë euro”, ka thënë Kryeziu, raporton Telegrafi.

Sipas tij, degradimi i lumit ka ndodhur me mjete të rënda, duke prishur kësisoj rrjedhën natyrore të lumit, duke rrezikuar banorët e kësaj ane por edhe biodiversitetin në përgjithësi.

“Këta të pandehur, të cilët i kemi arrestuar sot, kanë vepruar në kundërshtim me Ligjin për Miniera dhe Minerale, pasi nga viti 2016 secili prej tyre ka punuar pa licenca, sepse asnjë, po e përsëris asnjë prej operatorëve ekonomikë që veprojnë, po flasim për rajonin e Prizrenit nuk kanë licenca për operim për nxjerrje të rërës dhe zhavorrit. Andaj, veprimet e tyre kanë konsumuar elemente të veprës penale të ndotjes dhe degradimit të ambientit”, ka deklaruar Kryeziu.

Sipas tij, me përdorimin e makinave të rënda, janë krijuar gropa të mëdha, duke krijuar degradim në shkallë të lartë, respektivisht “kanë konsumuar sipas Prokurorisë edhe elementet e veprës penale të shkaktimit të rrezikut të përgjithshëm”.

Ai ka rikujtuar se luftimi i veprave penale kundër mjedisit është njëra prej pesë objektivave kryesore të kësaj Prokurorie.

Në aksionin e sotëm, krahas Prokurorisë ka marrë pjesë edhe Policia e Kosovës, dhe inspektorët e KPMM-së dhe ata të mjedisit.

Me këtë rast, kryeprokurori Kryeziu, i ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve, sidomos ata që jetojnë dhe banojnë përreth lumit Drini i Bardhë që të bashkëpunojnë me organet e ndjekjes dhe sa herë që shohin kryerës të tillë ta njoftojnë Prokurorinë ose Policinë. /Telegrafi/

Marketing

Kliko videon:  https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/689187447420312

Më Shumë

Refuzohet propozimi i Prokurorisë për dëgjimin e një rreshteri policor si dëshmitar në rastin “Kobra”, prezantohen pamje të natës kritike

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë, të mërkurën është refuzuar propozimi i Prokurorisë që rreshteri Faton Morina, i cili ishte thirrur në asistencë të Prokurorisë për të prezantuar video-incizimet, të dëgjohet në cilësi të dëshmitarit në gjykimin për...

Forcohet bashkëpunimi ndërinstitucional për rikthimin e aseteve të paligjshme në Prizren

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren,  Petrit Kryeziu, së bashku me prokurorët e kësaj prokurorie, kanë pritur në takim Prokurorin nga Zyra e Kryeprokurorit...

Lajmet e Fundit