7.9 C
Prizren
E enjte, 5 Mars, 2026

AAK-ja në Prizren: Skandal, rruga asfaltohet pa nyje sanitare

Kryetari i AAK-së në Prizren, Besnik Krasniqi, ka reaguar ashpër ndaj Komunës së Prizrenit pas zbulimit të një skandali në rrugën “Asllan Fazliu”, e cila u shtrua me asfalt të ri para dy javësh.

Sipas Krasniqit, ndonëse projekti u promovua me bujë, ai ka rezultuar të jetë vetëm një “grimë për sy”.

“Po sot, e vërteta po del në dritë: janë harruar lidhjet e nyjeve sanitare të shtëpive! Po si mund të asfaltohet rruga pa kryer punët nën tokë? Kujt i shërben ky fasadizëm i rrezikshëm?”, ka deklaruar ai.

Duke e quajtur këtë veprim si papërgjegjësi politike dhe anarki në planifikim e zbatim, Krasniqi ka ngritur një sërë pyetjesh publike:

• Kush dha urdhër të shtrohet asfalti pa përfunduar nyjet sanitare?

• Kush firmosi projektin pa kontroll cilësie?

• Kush do të mbajë përgjegjësi për dëmtimin e parasë publike dhe jetës së përditshme të qytetarëve?

Ai ka akuzuar Komunën për fokus të tepruar në propagandë dhe imazh në rrjete sociale, ndërkohë që, sipas tij, qytetarët po përballen me ujë të ndotur, kanalizime të bllokuara dhe probleme të përditshme.

“Koha është për llogari dhe ndëshkim për çdo dështim të institucionalizuar! Qytetari nuk është më budalla, e sheh, e jeton dhe do të mbajë mend!”, përfundon reagimin e tij Besnik Krasniqi.

Marketing

Më Shumë

Superliga në aksion me super ndeshje

ProCredit Superliga e Kosovës në basketboll rikthehet në aksion me shumë ndeshje interesante. Derbi i kësaj jave zhvillohet ndërmjet rivalëve të vjetër të basketbollit të...

Zjarri në Prizren/ Shkaktoi dëme të konsiderueshme materiale, pa të lënduar

Një zjarr i shpërthyer mbrëmjen e kaluar në Prizren ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, por fatmirësisht nuk raportohet për persona të lënduar. Sipas zëdhënësit...

Donjeta e ARTË

Lajmet e Fundit