Kuvendi i Komunës me seancë solemne shënon 26-vjetorin e çlirimit të Prizrenit

Në kuadër të aktiviteteve për shënimin e 26-vjetorit të çlirimit të Prizrenit, të enjtën është mbajtur seanca solemne e Kuvendit të Komunës.

Në këtë takim morën pjesë përfaqësues të institucioneve lokale, familjarë të dëshmorëve, veteranë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, studentë si dhe qytetarë të shumtë.

Seanca u hap me homazhe për të rënët dhe me fjalë mirënjohjeje për kontributin e luftëtarëve të lirisë. Përfaqësuesit e subjekteve të ndryshme politike vlerësuan luftën e UÇK-së dhe sakrificën e popullit shqiptar për liri dhe pavarësi.

Gjatë këtyre fjalimeve është theksuar se kujtimi i të rënëve dhe sakrifica e brezit të luftës janë frymëzim për të punuar me përkushtim në ndërtimin e një të ardhmeje më të mirë për vendin.

Aktivitetet përkujtimore për çlirimin e Prizrenit do të vijojnë edhe në orët në vijim.

Marketing

Më Shumë

Rezultatet e para në Prizren, Vetëvendosje kryeson garën zgjedhore

Në Prizren po vazhdon numërimin e votave për zgjedhjet e parakohshme të 7 qershorit, ndërsa rezultatet e para preliminare e nxjerrin Lëvizjen Vetëvendosje në...

Arsi Bako fiton Festivalin e Pranverës me këngën “Humb”

Arsi Bako është shpallur fituesja e këtij edicioni të Festivalit të Pranverës, duke triumfuar me këngën “Humb”. Pas një gare të fortë, ajo arriti...

Lajmet e Fundit