5.4 C
Prizren
E diel, 8 Mars, 2026

Ergyle Gjurgjialo – Gruaja që po e ruan gjallë traditën shekullore të plisit në Prizren

Ergyle Gjurgjialo, nga Prizreni është gruaja e parë në Kosovë e cila ka filluar me punimin e plisave të bardh.
Ajo bashkë me familjen e saj tash e sa vite e ushtrojnë këtë profesion me shumë dashuri, e që plisat e saj kanë shkuar deri në Amerikë.Këtë zanat ajo thotë se e ka mësuar nga burri, e që është kritikuesi por edhe përkrahësi i saj më i madh.

Ndër të tjera ajo thotë se familja e saj është shumë krenare me të.

“Baba ka qenë shumë krenar me Ergylen”, u shpreh ajo me shumë emocione.

Kliko Video https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1728704571859439

PLISI ËSHTË PËRDORUR 2 MIJË VJET PARA ERËS SË RE

Sipas dokumenteve, arkivave që ruhen në muze të ndryshme të botës, plisi është përdorur ndoshta edhe 2 mijë vjet para erës së re.

Edhe Zeusi, që ishte zot i Olimpit, paraqitet në fotografi dhe skulptura me plis në kokë.

Po ashtu, Akili, Hektori, Odiseu e edhe Afërdita paraqiten me plis në kokë.

Edhe për shqiptarët e kahershëm, përdorimi i plisit ka qenë rekuizitë e domosdoshme për çdo mashkull prej moshës rinore deri në shkuarjen nga kjo jetë.

Punimi i plisit i është besuar gjithmonë duarve të burrave. Dhe, kështu ka ndodhur edhe në familjen Gjyrgjialo në Prizren deri me nisjen e prodhimit të plisit nga gruaja Ergyle Gjurgjialo.

Dhe, falë Ergyles kjo zeje jo vetëm nuk u zhduk, por arriti të bëhet e para grua që mori përsipër ta trashëgojë.

Sipas familjes Gjyrgjialo, prodhimi i plisit më shumë është pasion, meqë të ardhurat nuk janë të mjaftueshme.

Por, ky fakt nuk e ka stepur familjen nga Prizreni, përkundrazi kanë investuar shumë që të mos cenohen nga konkurrenca e pandershme./Kosovaraj/

 

Më Shumë

Bashkimi rikthehet te fitoret, triumfon në Prizren ndaj Vëllaznimit

Bashkimi është rikthyer te fitoret pasi mposhti Vëllaznimin me rezultat 90–79, në ndeshjen e zhvilluar në palestrën “Sezai Surroi” në Prizren, në kuadër të...

Përurohet shkolla e re në lagjen “Dardania” të Prizrenit

Sot u bë hapja zyrtare e shkollës fillore dhe të mesme të ulët “Nazim Kokollari – Budakova” në lagjen “Dardania” të Prizrenit, një investim...

Lajmet e Fundit