14.2 C
Prizren
E enjte, 6 Nëntor, 2025

Fillon ndërtimi i impiantit për ujërat e zeza në Breznë të Dragashit

Ka nisur ndërtimi i impiantit për përpunimin e ujërave të zeza në fshatin Breznë të Dragashit, një projekt që pritet të sjellë përmirësime të ndjeshme në kushte higjieno-sanitare dhe në mbrojtjen e mjedisit.

Kliko linkun:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1746425489334258

Kryetari i Komunës së Dragashit, Bexhet Xheladini, tha se ky projekt është pjesë e premtimeve të qeverisjes lokale dhe dëshmi e angazhimit për zhvillimin e qëndrueshëm të zonave rurale.

“Hap pas hapi, premtimet e qeverisjes sonë po bëhen realitet,” u shpreh Xheladini. “Ky investim i rëndësishëm jo vetëm që do të përmirësojë ndjeshëm kushtet higjeno-sanitare të banorëve, por gjithashtu do të ketë ndikim pozitiv në mbrojtjen e mjedisit, shëndetin publik dhe zhvillimin e turizmit”, shkruan Xheladini.

Ai tregon se projekti është pjesë e një strategjie më të gjerë për përmirësimin e jetës së përditshme të qytetarëve në zonat rurale.

“Realizimi i këtij projekti është dëshmi e angazhimit tonë për zhvillimin e qëndrueshëm dhe për të ofruar kushte më të mira për komunitetin tonë”.

Ndërtimi i impiantit pritet të përfundojë në muajt në vijim dhe të vihet në funksion menjëherë pas përfundimit të testimeve teknike./PrizrenPress.com/

Më Shumë

Prizreni mposhtet minimalisht nga Feronikeli

Në kuadër të Raiffeisen Ligës së Parë, Prizreni është mposhtur sot me rezultat minimal 2–1 nga Feronikeli, në një ndeshje të zhvilluar në stadiumin “Rexhep...

Totaj për koalicionet e Vetëvendosjes në Prizren: “Të panatyrshme”

Kandidati për kryetar të Komunës së Prizrenit nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Shaqir Totaj, ka reaguar pas finalizimit të koalicioneve zgjedhore në prag...

Lajmet e Fundit