Hidroregjioni Jugor nis ndërtimin e klorinatorit tek “40 Burimet” në Prizren

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka nisur punimet për realizimin e projektit “Ndërtimi i klorinatorit tek 40 Burimet” në Prizren, raporton PrizrenPress.

Ky projekt, i financuar nga vetë kompania në vlerë prej 63,223.25 euro, ka për qëllim rritjen e sigurisë dhe cilësisë së ujit të pijshëm për qytetarët e Prizrenit dhe zonave përreth. Klorinatori i ri do të mundësojë dezinfektimin më efikas të ujit dhe mbrojtjen e tij nga ndotjet mikrobiale, duke përmbushur standardet bashkëkohore të trajtimit të ujit.

“Kemi filluar punimet për ndërtimin e klorinatorit në burimin kryesor ’40 Burimet’. Realizimi i këtij projekti me vlerë 63,223.25 euro do të rrisë ndjeshëm sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm. Ky është një hap i rëndësishëm drejt përmirësimit të shërbimeve për qytetarët tanë”, thuhet në njoftimin e kompanisë./PrizrenPress.com

Marketing

Më Shumë

Përkujtohet Komandant Hekuri

Në fshatin Mrasor të Rahovecit është përkujtuar heroi i kombit, Skënder Rexhepi – Komandant “Hekuri”, në ditëlindjen e tij të 61-të, përmes vizitës në...

Kryeziu: E di që ka qytetarë të revoltuar, të lodhur, që s’duan të dalin fare në zgjedhje – por Kosova mbrohet edhe me votë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës, Kadri Kryeziu, ka reaguar përmes një postimi në rrjetin social Facebook lidhur me pjesëmarrjen në zgjedhje dhe zhvillimet...

Lajmet e Fundit