Hamdi Bytyqi kandidat i LVV-së për kryetar të Therandës

Lëvizja Vetëvendosje ka zyrtarizuar Hamdi Bytyqin si kandidat për kryetar të Komunës së Therandës në zgjedhjet lokale që do të mbahen në vjeshtë.

Kliko videon: https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/10046792598768386

Njoftimi është bërë gjatë një tubimi të mbajtur sot në këtë komunë, në prani të kryetarit të LVV, Albin Kurti dhe drejtuesve të lartë të subjektit.

“Theranda është gati për të vetëvendosur edhe në nivelin lokal! Hamdi Bytyqi është alternativa më e mirë për qytetarët”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Pjesë e ngjarjes ishin gjithashtu Sekretari Organizativ i LVV-së, koordinatori i qendrave, deputeti Zyba, kryetari i qendrës në Therandë, dhe Sekretari për media, Arlind Manxhuka.

Në deklaratën zyrtare u theksua se fryma e investimeve të Qeverisë Kurti do të vazhdohet edhe në nivelin lokal përmes një qeverisjeje që vendos qytetarin në qendër të politikës komunale.

Marketing

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Kosova garon në turneun e YDF-së

Kosova me grupmoshën U14 në të dyja konkurrencat, ka marrë pjesë në turneun e FIBA YDF-së. Turneu është mbajtur nga 13 deri më 17 maj...

Lajmet e Fundit