20 C
Prizren
E premte, 22 Gusht, 2025

Aktakuzë ndaj dy personave në Prizren, ndërtuan kundërligjshëm një “penthouse” në objektin për banim

Prokuroria Themelore në Prizren ka ngritur aktakuzë ndaj të pandehurve I.J. dhe E.I. si persona juridikë lidhur me punimet e kundërligjshme ndërtimore në qendrën e qytetit në Prizren.

Sipas Prokurorisë, të pandehurit në rrugën “Adem Krasniqi”, nga data 5 deri më 23 prill të 2024-s, kanë vepruar në kundërshtim me kushtet e lejes së ndërtimit, duke ndërtuar aneksin e një apartamenti “penthouse”mbi bazën e katit të shtatë të objektit për banim kolektiv, përkundër që Inspektorati ka urdhëruar ndërprerjen e punimeve.

“Të njëjtit vazhdojnë me realizimin e punimeve edhe pas ndërprerjes duke bërë betonimin e aneks pllakës së ‘penthausit’, mbi pllakën e aneksit të ‘penthausit’ betonohen dy shtylla dhe trau. Po ashtu, të pandehurit e lartëcekur, në mënyrë të kundërligjshme heqin shiritat e ngjitur nga zyrtari i autorizuar- Drejtoria e Inspektorateve të Komunës së Prizrenit, të cilët i kishin vendosur për ndalimin e punëve ndërtimore në ‘penthaus’, duke vazhduar me punët ndërtimore në objekt”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Të pandehurit kanë kryer veprat penale “punimet ndërtimore të kundërligjshme” dhe “heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”.

Marketing

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Më Shumë

Totaj mirëpriti aktoret ndërkombëtare të shfaqjes “Femicid” në Prizren

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot një grup aktorësh nga Bosnja dhe Hercegovina, Sanxhaku dhe Kosova, të cilët do të performojnë...

‘Drini i Bardhë’ nga Hasi i Prizrenit, të dielën nis rrugëtimin në Ligën e Dytë

Një moment historik po troket për klubin KF 'Drini i Bardhë' nga Hasi i Prizrenit,Këtë të dielë do të zhvillojë ndeshjen e tij të...

Lajmet e Fundit