Veselaj-Gutaj shpreh mirënjohje për përfundimin e suksesshëm të vitit shkollor në Prizren

Drejtoresha e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, me përfundimin e vitit shkollor, ka dhënë një mesazh falënderues dhe përplot mirënjohje për nxënësit, mësimdhënësit, prindërit dhe të gjithë punonjësit e arsimit.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

“Përfunduam edhe një vit shkollor me të arritura konkrete, rezultate të prekshme dhe suksese të larta”, u shpreh Gutaj, duke vlerësuar kontributin e gjithsecilit në rrugëtimin arsimor.

Ajo theksoi se ky vit ka qenë i mbushur me përkushtim, punë, sfida dhe përpjekje të përbashkëta, të cilat kanë sjellë fryte të dukshme.

“Nxënësit kanë qenë zemra e këtij viti. Me zellin, buzëqeshjen dhe ëndrrat e tyre, ata kanë sjellë gjallëri në çdo klasë”, tha ajo.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen!

Mësimdhënësit, sipas saj, meritojnë falënderime të veçanta për punën e tyre të palodhshme dhe të përkushtuar.

“Faleminderit për durimin, dashurinë dhe profesionalizmin që treguat çdo ditë në rrugën e dijes,” theksoi drejtoresha.

Për prindërit, Veselaj- Gutaj u shpreh se mbështetja dhe bashkëpunimi i tyre kanë qenë një shtyllë e fortë për suksesin e përbashkët.

Në përmbyllje të mesazhit të saj, ajo uroi pushime të mbara për të gjithë, duke i inkurajuar nxënësit të shfrytëzojnë këtë periudhë për të lexuar dhe për t’u përgatitur për sfidat e ardhshme.

“Lexoni sa më shumë për të ardhmen tuaj më të ndritur. Përqafime për të gjithë nxënësit”./PrizrenPress.com/

Marketing

Më Shumë

Aksident në Prizren, motoçiklisti pëson lëndime pas përplasjes me veturën

Një aksident trafiku është regjistruar sot në rrugën “Gani Saramati” në Prizren, ku janë përfshirë një veturë dhe një motoçikletë, duke rezultuar me lëndimin...

Dy çifte u kapën duke votuar në të njëjtën kabinë në Mamushë

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi ka bërë të ditur se procesi zgjedhor në këtë qytet, kryesisht ka pasur ecuri të...

Lajmet e Fundit