Dështon sërish konstituimi i legjislaturës së nëntë

Për herë të 37-të ka dështuar përpjekja për konstituimin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Kryesuesi i seancës, Avni Dehari, kërkoi sërish sot nga subjektet politike parlamentare të cilat nuk i kanë propozuar emrat për anëtarë të komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit që ta bëjnë këtë, por propozime nuk pati as kësaj here nga PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe.

Nga 92 deputetët që ishin në sallë, 52 votuan për, kundër dhe abstenim nuk pati. Seanca tjetër mbahet pas 48 orësh.

Kuvendi tenton konstituimin për herë të 37-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës do të mblidhen sërish sot, në përpjekjen e 37-të me radhë për ta konstituar legjislaturën e nëntë të këtij institucioni.

KLIKO VIDEON:https://www.facebook.com/PrizrenPress/videos/1256066368861200

Procesi vazhdon të mbetet i bllokuar në votimin e Komisionit për votim të fshehtë për zgjedhjen e kryetarit të Kuvendit: PDK, LDK, AAK dhe Lista Serbe deri më tani nuk kanë propozuar as anëtarë për Komisionin për votim të fshehtë dhe as nuk kanë marrë pjesë në votim. Si pasojë, sa herë që kjo çështje është hedhur në votim, ka dështuar për shkak të mungesës së kuorumit.

Në seancën e fundit, propozimi për themelimin e Komisionit nuk arriti të kalojë, pasi 53 vota ishin për, një kundër dhe asnjë abstenim.

Marketing

Më Shumë

Haxhiu takon qytetarët në Sharri, Buzez dhe Shajnë: Krejt për Shtet e Shtet për Krejt

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu së bashku me kandidatin për deputet nga Sharri, Filiz Mustafa, kanë zhvilluar tri takime të ndara me...

Dogana zbulon mall të padeklaruar në Vërmicë, vlera rreth 2 mijë euro

Dogana e Kosovës ka njoftuar se ka zbuluar një sasi malli të padeklaruar gjatë procedurave të zhdoganimit në Zyrën e Brendshme Doganore në Vërmicë. Sipas...

Lajmet e Fundit