22.5 C
Prizren
E shtunë, 28 Qershor, 2025

Prof. Mehmet Topalli – Një jetë e tëra për gjuhën shqipe

Prof. Mehmet Topalli, magjistër i shkencave të filologjisë, ishte një ndër personalitetet më të çmuara të arsimit dhe kulturës shqiptare. Për dekada me radhë, ai ndikoi me përkushtim dhe pasion në edukimin e brezave të shumtë nxënësish dhe studentësh, duke lënë gjurmë të thella në jetën intelektuale të Prizrenit dhe më gjerë.

Ai lindi në Prizren në vitin 1940, qytet me tradita të hershme arsimore dhe kulturore. Arsimin fillor dhe të mesëm i kreu në vendlindje, ndërsa studimet e larta i ndoqi në Fakultetin Filozofik, Dega e Albanologjisë, në Universitetin e Beogradit. Gjatë kohës së studimeve u dallua për përkushtimin dhe nivelin e lartë intelektual, duke u shquar ndër studentët shqiptarë të asaj kohe. Diplomoi me sukses të lartë dhe u kthye në Prizren, ku filloi punën si profesor i gjuhës dhe letërsisë shqipe në shkollat e mesme të qytetit.

Puna e tij si profesor u shqua për seriozitet dhe cilësi, çka e bëri një nga mësuesit më të kërkuar dhe të respektuar në Prizren. Përveç mësimdhënies, ai vazhdoi edhe studimet pasuniversitare në Fakultetin Filozofik të Prishtinës, ku në dhjetor të vitit 1982 fitoi titullin “Magjistër i Shkencave Filologjike”.

Nga viti 1980, Prof. Topalli u angazhua edhe si ligjërues i gjuhës shqipe në Shkollën e Lartë Pedagogjike “Xhevdet Doda” në Prizren. I vetëdijshëm për misionin e tij arsimor dhe kombëtar, ai punoi me përkushtim të lartë, edhe në kohë të vështira politike. Pikërisht për shkak të këtij angazhimi, regjimi serb e përjashtoi nga mësimdhënia në vitin 1991, duke e detyruar të dalë në pension të parakohshëm.

Pavarësisht kësaj, Prof. Mehmet Topalli nuk u tërhoq nga veprimtaria intelektuale. Ai u mor me punë kërkimore e studimore në fushën e gjuhësisë, duke kontribuar në ruajtjen dhe zhvillimin e gjuhës shqipe.

Ndërroi jetë më 15 maj 1998 dhe u varros në vendlindjen e tij, Prizren.

Burimi:
Dr. Jusuf S. Vatovci – Leksikon i Mr. dhe Dr. të shkencave në trojet shqiptare jashtë Shqipërisë 1430–1995, Prishtinë, 1998, fq. 743

Marketing

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Malisheva bashkë me qytetarët planifikon buxhetin për vitin 2026

Komuna e Malishevës ka nisur procesin e hartimit të projektbuxhetit për vitin 2026 duke përfshirë drejtpërdrejt qytetarët nëpërmjet dëgjimeve publike të zhvilluara në disa...

Inaugurohet Këndi Italian në Universitetin “Ukshin Hoti” në Prizren

Në ambientet e Fakultetit të Edukimit të Universitetit “Ukshin Hoti” Prizren është mbajtur ceremonia e inaugurimit të Këndit Italian, një hapësirë e dedikuar për...

Lajmet e Fundit