18.3 C
Prizren
E enjte, 31 Korrik, 2025

Njëri e theri me thikë e tjetri i ndihmoi ta fsheh veprën, aktakuzë ndaj dy personave në Prizren

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurit E.K., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë”, dhe B.H., për shkak të dyshimit të bazuar mirë se ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale”.

Sipas aktakuzës, i pandehuri E.K., me datë 24.03.2024, rreth orës 02:40 min, në rrugën ‘’Gazmend Zajmi’’ në Prizren, me dashje tenton ta privojë nga jeta të dëmtuarin I.B., në atë mënyrë që rastësisht takohen me të dëmtuarin në një furrë buke në rrugën “Rifat Ukimeri” në Prizren, dhe aty si pasojë e një mosmarrëveshjeje të mëparshme, të njëjtit shahen dhe fjalosen, e në momentin kur fillojnë të shtyhen fizikisht, ndërhynë për t’i ndarë dëshmitari V.L., (pronari i furrës) dhe i pandehuri i dytë B.H., me ç’rast arrijnë t’i ndajnë dhe t’i nxjerrin jashtë lokalit.

Më pas dy të pandehurit, largohen me automjetin e tyre, dhe nisen në drejtim të rrugës “Gazmend Zajmi”, ku nga pas u vihet i dëmtuari I.B., me veturën e tij, e në udhëkryqin e rrugës, i dëmtuari u del përpara me veturë, në atë moment i pandehuri E.K., dhe i dëmtuari I.B., dalin nga automjetet, i pandehuri i pajisur me një mjet të mbrehtë – thikë, i shkakton lëndime të rënda trupore të dëmtuarit I.B.

Dy të pandehurit hipin në automjet dhe largohen nga vendi i ngjarjes. Me këto veprime,E.K., ka kryer veprën penale “Vrasja në tentativë” sipas KPRK-së.

Ndërsa, i pandehuri B.H., e ndihmon kryesin e veprës penale të pandehurin E.K., në shmangien e zbulimit dhe arrestimit të tij, duke e transportuar me automjet në drejtim të shtëpisë së tij, menjëherë pas kryerjes së veprës penale. Me këto veprime, i njëjti ka kryer veprën penale “Dhënia e ndihmës kryesve pas kryerjes së veprave penale” sipas KPRK-së.

Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar gjykatës që pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor, administrimit të provave dhe vlerësimit të tyre, të pandehurit e lartëcekur për veprat penale për të cilat akuzohen të shpallen fajtorë dhe të dënohen sipas ligjit.

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Kuvendi Komunal i Rahovecit miraton deklaratën kundër gjuhës fyese të Igor Popoviq ndaj UÇK-së

Kuvendi i Komunës së Rahovecit ka miratuar deklararën kundër gjuhës fyese të Igor Popoviq ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.   Kjo është bërë e ditur përmes...

Arbër Prekazi largohet nga Malisheva pas dy viteve të lavdishme

Arbër Prekazi, i njohur nga të gjithë si "Preki", një prej figurave më të dashura për tifozët e FC Malisheva, ka mbyllur zyrtarisht aventurën...

Lajmet e Fundit