Kryetari i Odës së Prizrenit, Afrim Tejeci, së bashku me partnerët e projektit nga Handwerkskammer Koblenz (Gjermani), Dhoma Kombëtare Zejtare e Shqipërisë, Qendra Multifunksionale “New Generation” nga Tirana, Alta Group–Albania, si dhe Akademia SHPPAT, realizuan sot vizita në disa biznese të fushës së zejtarisë në Prizren.
U vizituan biznese të profileve të ndryshme si: buktaria dhe pastiçeria, parukeria dhe estetika. Ndër ta ishin: “Venera Beauty Center”, “Saloni Nesa”, “Makeup@Hair V.D”, “Shemsedin Kolshi–hairdresser”, “Gerti Foods” (Furra Tejeci), “Aurora”, “Hair-Salon Bleron”, “Saloni Makeup Esin” dhe “Qendra e Kompetencës – drejtimi Parukeri & Estetikë” në Prizren.
“Qëllimi i këtyre takimeve ishte krijimi i një hapësire për shkëmbim përvojash dhe bashkëpunim ndërmjet zejtarëve nga Kosova dhe Shqipëria”, tha Tejeci.
Sipas tij, ky bashkëpunim synon forcimin e lidhjeve profesionale mes zejtarëve të dy vendeve, si dhe nxitjen e të rinjve për t’u përfshirë në zanate përmes inovacionit dhe punës së përbashkët për një të ardhme më të qëndrueshme./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren