Adhuruesi i kafshëve nga Gjermania vjen në Prizren për të ndihmuar në zgjidhjen e çështjes së qenve endacakë

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, priti sot Michael Berger, adhurues i kafshëve nga Gjermania, i cili ka shprehur interes për t’u bashkuar në përpjekjet për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes së qenve endacakë në qytet, raporton PrizrenPress.

Berger ofroi mbështetjen e tij në iniciativat që synojnë trajtimin dhe kontrollin e popullsisë së qenve endacakë në mënyrë humane dhe efektive, duke u angazhuar për të kontribuar me përvojën dhe resurset e tij në këtë fushë.

“Me kënaqësi prita sot adhuruesin e kafshëve nga Gjermania, Michael Berger, i cili shprehu interesin për t’u bashkuar me iniciativën për një zgjidhje të qëndrueshme të çështjes me qentë endacakë, përpjekje kjo që synon të krijojë mundësi për trajtim dhe kontroll të popullsisë së qenve endacakë në mënyrë humane dhe efektive”, theksoi Totaj./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Bedri Hamza nga Prizreni: Kosovës i duhet më shumë shpresë dhe optimizëm

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, sonte ka marrë pjesë në “Rock&Blues Fest” në Prizren, bashkë me kryetarin e Komunës, Shaqir...

Kanoset me thikë polici në Suharekë, arrestohet një person

Derisa ishte në kryerje të detyrës zyrtare, një polic është kanosur me thikë të dielën pasdite në Suharekë. Rasti ka ndodhur më 24.05.2026, rreth orës...

Lajmet e Fundit