Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka zyrtarizuar kandidaturën e Besnik Krasniqit për kryetar të Komunës së Prizrenit në zgjedhjet lokale që do të mbahen më 12 tetor, raporton PrizrenPress.
Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili e ka cilësuar Krasniqin si një profesionist me përvojë të gjerë dhe të dëshmuar në sektorin publik dhe ndërkombëtar.
“Besniku është një profesionist i dëshmuar me përvojë të gjerë në sektorin publik dhe atë ndërkombëtar, i cili ka ndërtuar karrierën e tij mbi parimet e përgjegjësisë, transparencës dhe shërbimit ndaj qytetarëve”, ka deklaruar Haradinaj.
Ai ka theksuar se Prizreni ka nevojë për një udhëheqje të re, me vizion dhe përgjegjësi, duke shtuar se Krasniqi përfaqëson një zgjidhje të denjë për qytetarët e këtij qyteti.
“Prizreni meriton një epokë të re zhvillimi, përmes projekteve strategjike në sferën ekonomike, kulturore dhe në fuqizimin e trashëgimisë e ngjarjeve artistike që i japin identitet këtij qyteti”, ka thënë Haradinaj.
Ai ka shprehur besimin e tij në vizionin e Krasniqit dhe përkushtimin e kandidatëve të AAK-së për Kuvendin Komunal./PrizrenPress.com
Marketing
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren