Nazife Kokollari, asambleiste në Kuvendin Komunal të Prizrenit, ka zyrtarizuar aderimin e saj në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës (AAK).
Përmes një postimi në profilin e saj zyrtar në Facebook, Kokollari ka bërë të ditur se ka marrë këtë vendim me “vullnet të plotë dhe me besim në të ardhmen”.
“Me vullnet të plotë dhe besim në të ardhmen, sot kam marrë vendimin që t’i bashkohem Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). Ky hap është shprehje e përkushtimit tim për t’u angazhuar edhe më shumë në shërbim të komunitetit dhe të vendit tonë të dashur”, njoftoi ajo në profilin e saj ne Facebook.
Kokollari tha se AAK është shtëpia politike e “vlerave në të cilat ajo beson – liria, drejtësia, zhvillimi ekonomik dhe ruajtja e dinjitetit të qytetarëve”.
“Jam e bindur se së bashku, me punë dhe përkushtim, mund të sjellim ndryshime pozitive për të gjithë”, përfundon ajo.
Kokollari ishte zgjedhur asambleiste nga Lëvizja Vetëvendosje, por para tri vjetëve kishte njoftuar largimin e saj nga kjo parti.
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren