30.8 C
Prizren
E martë, 8 Korrik, 2025

Aksident tragjik në Qafën e Duhlës të Suharekës, humb jetën një grua nga Maqedonia e Veriut

Një aksident trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mëngjesin e sotëm, rreth orës 06:57, në magjistralen Suharekë – Shtime, në afërsi të Qafës së Duhlës.

Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë një motoçikletë me dy shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët ishin duke udhëtuar në drejtim të Suharekës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Sipas informacioneve fillestare, një qen endacak ka dalë papritmas në rrugë, duke bërë që drejtuesi i motorit të humbë kontrollin,” thuhet në njoftimin e Policisë.

Pas përplasjes, pasagjerja D.M. (1985) ka humbur jetën në vendin e ngjarjes, ndërsa drejtuesi i motoçikletës A.S. (1979) ka mbetur i lënduar. “Ekipet e Policisë dhe të Emergjencës kanë reaguar menjëherë pas marrjes së informatës. Mjeku në vendin e ngjarjes ka konstatuar vdekjen e viktimës, ndërsa të lënduarit i është dhënë ndihma e parë,” ka bërë të ditur policia.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Prokurori i Shtetit është informuar për rastin dhe ka urdhëruar që trupi i pajetë i viktimës të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për autopsi.

“Hetimet lidhur me aksidentin janë duke vazhduar, ndërsa të gjitha veprimet po ndërmerren sipas procedurave ligjore,” thuhet më tej në deklaratën zyrtare.

Aktualisht, rruga Suharekë – Shtime është e qarkullueshme për automjete.

Marketing

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen nga 27 qershori!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Djali i dëshmorit, Florenti, përjashtohet nga konkursi – kompania kërkon diplomë të shkollës së mesme, injoron atë të fakultetit

Florent Maçkaj, djali i dëshmorit Selver Maçkaj, ka ngritur publikisht akuza për përjashtim të padrejtë nga një konkurs i brendshëm pune në Kompaninë Rajonale...

DKA në Suharekë ndan lavdata për nxënësit e dalluar në gara shkollore

Drejtoria Komunale e Arsimit në Suharekë ka organizuar sot një ceremoni rasti, ku janë ndarë lavdata për nxënësit që kanë arritur suksese të veçanta...

Lajmet e Fundit