Liridon Fetahaj rikthehet te Liria e Prizrenit

Liridon Fetahaj është rikthyer zyrtarisht te FC Liria, duke vulosur një kapitull të ri me klubin ku ka hedhur hapat e parë si futbollist profesionist. Lajmi është bërë i ditur nga klubi prizrenas përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ku theksohet rëndësia e këtij rikthimi për skuadrën dhe komunitetin sportiv të qytetit, raporton PrizrenPress.

“Dita e mirë shihet n’mëngjes! Djali i qytetit, i lindur dhe rritur në zemër të Prizrenit – Liridon Fetahaj – rikthehet aty ku i takon: te klubi i zemrës!” – thuhet në njoftimin e FC Liria.

Fetahaj konsiderohet si një prej figurave kyçe në ecurinë e mëhershme të ekipit, veçanërisht në rikthimin e Lirisë në Superligë. Klubi e përshkruan atë si “një lider brenda dhe jashtë fushës, një simbol krenarie për qytetin dhe tifozët”.

Rikthimi i tij shihet si një përforcim i rëndësishëm për skuadrën në prag të sezonit të ri, si në aspektin sportiv ashtu edhe në atë motivues.

“Mirë se vjen në shtëpi, Liridon – krenaria e Prizrenit!” – përfundon njoftimi, duke shprehur emocionin dhe pritshmëritë e mëdha për angazhimin e ri të mesfushorit prizrenas./PrizrenPress.com

Më Shumë

Drini i Bardhë ruan boshtin e skuadrës, rinovon me tre futbollistë

Drini i Bardhë ka vazhduar me ndërtimin e skuadrës për sezonin e ri, duke zyrtarizuar vazhdimin e bashkëpunimit me Caner Gzimin, Orland Duhlakun dhe...

Në Prizren përmbyllet java e aktiviteteve për 250-vjetorin e Pavarësisë së SHBA-së

Në Prizren është përmbyllur java e aktiviteteve me rastin e 250-vjetorit të Pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e organizuar nga Këndi Amerikan. Gjatë...

Lajmet e Fundit