29 C
Prizren
E diel, 13 Korrik, 2025

Vërshimet shkaktuan mbi 1 milion euro dëme, Dragashi në pritje të parave nga Qeveria

Kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore po iu merr kohë institucioneve të vendit. Edhe pas më shumë se një viti, komunës së Dragashit nuk iu janë kompensuar dëmet nga vërshimet nga Qeveria e Kosovës. Bëhet fjalë për mbi 1 milionë euro për të cilat kryetari thotë se nuk mori asnjë përgjigje.

Hektarë me grurë, pyje e ara u përfshinë nga zjarri gjatë kësaj jave në disa fshatra të Istogut.

E ky zjarr shkaktoi dëme të mëdha te disa fermerë e bujq në këtë komunë.

Por këto dëme të cilat do të vlerësohen nga niveli lokal, pritet të kompensohen nga Qeveria e Kosovës.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Megjithatë, kompensimi i dëmeve nga fatkeqësitë natyrore po iu merr kohë institucioneve të vendit.

Dëmet e shkaktuara në komunën e Dragashit, as pas më shumë se një viti nuk janë kompensuar, ani pse kryetari i kësaj komune në atë kohë kishte kërkuar drejtpërdrejt kreut të Qeverisë hapa të menjëhershëm. (efekt)

E për këtë kryeministri Kurti ishte zotuar që do të bënin sa më shpejtë zgjidhje.

Por ani pse kanë kaluar më shumë se 12 muaj, kryetari i kësaj komune, thotë se nuk janë kompensuar dëmet nga vërshimet e 27 qershorit të vitit 2024.

“Jo edhe pse janë kryer të gjitha procedurat sa i përket Komisionit Komunal, edhe me të gjithë dokumentacionin që duhet sipas ligjit edhe e kemi dorëzuar në komisionin qendror të dëmeve ende nuk kemi asnjë lajm se a do të bëhet kompensimi apo jo”, tha kryetari i Dragashit, Bexhet Xheladini.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Bëhet fjalë për 1 milionë e 200 mijë euro në të cilat përfshihen dëmet e shkaktuar, në bujqësi, amvisëri, biznese si dhe në infrastrukturën publike.

E që të mos ketë vonesa të këtij lloj, nga Asociacioni i Komunave të Kosovës kanë një kërkesë.

“Neve kemi kërkuar dhe vazhdojmë të insistojmë që një vijë buxhetore niveli Qendror mund të krijojë i emëruar si fond emergjent për fatkeqësitë natyrore për komunat sepse ekziston për nivelin qendror. Kësisoj, reagim do të jetë shumë ma i shpejtë nëse ndodhë një fatkeqësi natyrore në këtë rast zjarret mirëpo në të kaluarën kemi pasur vërshimet reagimi ndaj dëmeve do të jetë shumë më i shpejtë dhe jo që kompensimi të bëhet pasi disa viteve”, tha Sazan Ibrahimi nga AKK-ja.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Televizioni ka kërkuar një sqarim nga Qeveria e Kosovës në lidhje me këto vonesa si dhe mundësinë e krijimit të një fondi të tillë por nuk ka marrë përgjigje./tëvë1

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i teksti që thotë "BECKER @ AIRCONDITIONER AIR F-Serie Çka po çuditesh!!! ...po, po Montimi Falas Careca BECKER 12000Bu 12000BTU299-€ 299€ 279 18000BTu 499€ 449 24000 599€ 549 A++ Kurrë ma lirë, sasi e kufizuar! -15°C +53°C High egy Smart Kisflow 3 garancion vite BRENTONI DERINE12KESTEME.O%INTERES E0 % INTERES DERI N? E12 12 2KESTE ME +383 (0)48 260 +383(0)48 433 200"

Më Shumë

Ernest Ross, përforcimi i parë i huaj nga Grapelandi

Skuadra e sapo inkuadruar në elitën e basketbollit të Kosovës, Grapeland pasi ka vazhduar bashkëpunimin me trajnerin Bujar Loci dhe me basketbollistin Kujtim Ujkani,...

Malisheva mposhtet në shtëpi, kualifikimin e kërkon në Islandë

Malisheva është mposhtur me rezultat minimal në “Fadil Vokrri” nga Vikinguri në kuadër të xhiros së parë parakualifikuese të Conference League. Malishevasit e nisën mirë...

Lajmet e Fundit