Krijohet Gjykata Ndërkombëtare që do të merret veç me krimet e UÇK’së?

UCKIsh-ushtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, do të përballen gjatë këtij viti me një Gjykatë Ndërkombëtare ku do të mbrohen për krimet e kryera gjatë luftës.

Këtë radhë për këtë punë, nuk është Tribunali i Hagës, por një Gjykatë Evropiane që do të krijohet ekskluzivisht vetëm për krimet e pretenduara t’i kenë kryer udhëheqësit e ushtarët e UÇK’së, gjatë luftës së fundit në Kosovë. Krime të cilat janë përshkruar në raportin e senatorit zviceran Dick Marty.

Kësisoj, lufta e UÇK’së është e vetmja luftë në ish-Jugosllavi, që do të trajtohet edhe nga një mekanizëm tjetër ndërkombëtar, pos atij të Tribunalit të Hagës.

Burime të gazetës “Tribuna” kanë bërë të ditur se janë kryer konsultimet për krijimin e kësaj gjykate që do të trajtojë aktakuza të mundshme që do të dalin nga hetimet për trafikim organesh, trajtim çnjerëzor, trafikim me narkotikë dhe një varg dyshimesh tjera të përshkruara nga Marty.

Më Shumë

Shpërblehet Mamusha

Kryetari i Komunës së Mamushës, Abdulhadi Krasniç, ka njoftuar se komuna që ai udhëheq është shpërblyer nga Ministria e Pushtetit Lokal dhe organizata Helvetas,...

Rreth 23 mijë nxënës testohen më 26 qershor në Testin e Arritshmërisë

Rreth 23 mijë nxënës, do t’i nënshtrohen Testit të Arritshmërisë që mbahet më 26 qershor. Edhe këtë vit ky test do të organizohet vetëm...

Lajmet e Fundit