20 C
Prizren
E hënë, 6 Prill, 2026

Profesorët publikojnë edhe punime të vjedhura nga profesorët e tjerë

UP-rektoratiNjë hulumtim i profesorit të ekonomisë Besnik Krasniqi i publikuar në vitin 2005, është vjedhur nga Venet Shala dhe është publikuar në një revistë të rreme në qershorin e vitit të kaluar.

Pak muaj pasi Shala e kishte publikuar, atë e kishte e kishte angazhuar në mësimdhënie rektori u UP’së Ibrahim Gashi, shkruan Koha Ditore.

Autor i punimit që është plagjiaturë fund e krye figuron të jetë fund e krye dekani i Ekonomisë Skënder Ahmeti, e murator edhe profesoreshë Justina Pula-Shiroka.

Të dy kanë thënë se Shala ua kishte qitur emrin pa marrë autorizimin paraprak të tyre.

Dhe gjithashtu kanë thënë se kanë kërkuar tërheqjen e punimit nga revista, porse ajo nuk u ka kthyer ndonjë përgjigje deri tash.

Punimi mban titullin “Rëndësia e investimeve në ndërmarrje të vogla dhe të mesme- rasti i Kosovës? Është publikuar në “Hournal of Modern Accounting and Auditing”, një revistë me qasje të hapur prodhim i David Publishing.

Ajo vet u shkruan të interesuarve që të botojnë shkrime në një shumë prej 50 dollarë. Të tilla konsiderohen si revista të rreme, pasi botojnë pa verifikuar përmbajtjen e punimeve që publikohen.

Më Shumë

Totaj për rrugën Tetovë-Prizren: Nuk e dimë çka po punohet, ka mungesë transparence

“Kjo rrugë nuk mund të ndërtohet pa pasur bashkëpunim mes dy qeverive! Nuk e di sa ka bashkëpunim, nuk e di sa ka nënshkrim...

FFK thirrje tifozëve: Bëhu zëri i historisë, sonte është momenti!

Federata e Futbollit e Kosovës ka publikuar një mesazh motivues për tifozët në prag të ndeshjes vendimtare, duke i ftuar ata të jenë pjesë...

Lajmet e Fundit