15.8 C
Prizren
E shtunë, 5 Tetor, 2024

Ministria e hallakamave

pasaporta e kosovesNuk kalon vit që Ministrinë e Punëve të Brendshme nuk e godet ndonjë skandal. Ato nisin nga suspendimet e zyrtarëve të saj e deri te zhdukjet e milionave. Telashet më të mëdha në këtë dikaster vlerësohet se janë me tenderët.

Nga viti 2009 kur në Dhomën e Dëshmive të Policisë u vodh drogë e para, gati çdo vit në MPB ndodh nga një hallakamë, shkruan tribuna.

Sidoqoftë, ka vite që MPB-ja ka telashe jo vetëm me tenderë. Rasti kur në dhjetor 2013, Gjykata e Apelit vendosi që kjo ministri t’i paguajë 113 mijë e 327 euro kompanisë gjermane “Noëar Security Equipment GMBH”, është i fundit në një listë të gjatë skandalesh.

Vonesa e pranimit të një sasie municioni në vitin 2010, i kushtoi MPB-së me një padi në gjyq, nga e cila kompanisë “Nowar Security Equipment GMBH” nga Gjermania, dikasteri kosovar duhet t’ia paguajë këtë shumë të hollash. Kontrata ndërmjet MPB-së e kompanisë gjermane ishte nënshkruar në vitin 2009, kurse vetëm një vit më vonë, gjithçka ndërmjet palëve përfundoi në gjyq. Në fakt, kohët e mbrapshta për këtë Ministri, duket se nisën që në prill të atij viti (2009). Me 25 prill 2009, në Dhomën e Dëshmive në Polici – u vodhën 47 kilogramë heroinë dhe më shumë se 3 milionë euro në valuta të ndryshme.

Atëherë ministër ishte Zenun Pajaziti. Me 2 qershor 2009, Policia deklaroi se në pikën kufitare të Hanit të Elezit, ka arrestuar tre persona të dyshuar se kanë lidhje me këtë hajni. Por asgjë nuk u sqarua deri në fund.

Dyshohet se dallaveret e përcollën këtë ministri edhe në vitin 2010, me tenderin për furnizim me targat e automjeteve. Në këtë kohë ministër ishte Bajram Rexhepi, i cili edhe më tej mban këtë post. Këtë tender, MPB-ja ia kishte dhënë kompanisë që kishte ofertën 300 mijë euro më të lartë sesa ofertuesi i dytë. Telashet këtë diksater e kanë përcjellë edhe në vitin 2011. Së paku në raportin e Zyrës së Auditorit Gjeneral janë evidentuar të gjeturat për vitin 2011 në këtë ministri.

Në këtë dokument zyrtar janë të evidentuara shkelje pothuajse në çdo tender gjatë atij viti, përfshirë edhe atë për furnizim me pasaporta biometrike. Gjithashtu aty janë evidentuar edhe shkelje për punimet në qendrën e regjistrimit civil, kontrata për furnizim me ushqim e pije etj. Pastaj një skandal i madh në MPB shpërtheu në fillim të vitit 2012, kur u mor vesh se 1.4 milion euro u zhdukën.

Ato ishin të destinuara për furnizim me pasaporta biometrike. Për këtë rast, MPB-ja suspendoi disa zyrtarë të saj, të cilët një nga një me vendime të ndryshme, shumica u rikthyen në punë. Një proces gjyqësor ka filluar ndaj të akuzuares Natali Velija e disa të tjerëve, por paratë nuk janë gjetur askund.

Për më tepër, tash MPB dhe kompania austriake OeSD do të përballen në Gjykatën e Arbitrazhit në Paris. Pas shkëputjes së njëanshme të kontratës nga MPB-ja për austriakët, në Paris do të vendoset se kush kishte të drejtë. Në rast se humbet në këtë gjykatë, atëherë MPB-ja duhet të paguajë një shumë akoma më të lartë në formë gjobe.

Më Shumë

Rrëfehet Guardiola: Më pëlqen të jem trajneri i këtij ekipi, Haaland nuk është zhgënjyer kurrë nga unë

Pas kritikave për rezultatet e fundit, Pep Guardiola i rikthehet fitoreve me Manchester City, duke e bërë këtë me një rezultat të pastër, 4-0...

Totaj: Realizuam qindra projekte

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, thekson se deri tani janë realizuar qindra projekte të rëndësishme që nuk ishin përfshirë në premtimet elektorale. “Përveç...

Lajmet e Fundit