20.9 C
Prizren
E mërkurë, 17 Shtator, 2025

Lulzim Rafuna në Shoqatën ESNAF të Prizrenit: Nisma të reja për mbështetjen e bizneseve lokale

Shoqata ESNAF ka zhvilluar një takim me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), Lulzim Rafuna, ku është diskutuar për projekte të përbashkëta dhe mundësitë për bashkëpunim me qëllim të fuqizimit të bizneseve dhe zhvillimit të sektorit ekonomik vendor.

“Në ambientet e Shoqatës ESNAF patëm kënaqësinë të mirëpresim Kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës (OEK), z. Lulzim Rafuna, në një takim të frytshëm me përfaqësuesit tanë”, thuhet në njoftimin e Shoqatës ESNAF.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas këtij njoftimi, gjatë takimit është zhvilluar një diskutim i hapur dhe konstruktiv mbi mënyrat e bashkëpunimit ndërinstitucional, si dhe mbi projektet që synojnë përmirësimin e klimës së të bërit biznes në Kosovë.

“Diskutuam për projekte të përbashkëta dhe mundësitë e bashkëpunimit në të ardhmen, me qëllim fuqizimin e bizneseve vendore dhe përparimin e sektorit ekonomik në vend,” theksohet në njoftim.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Shoqata ESNAF vlerëson vizitën si një hap pozitiv drejt forcimit të partneritetit me OEK-un dhe shpreh besimin se ky bashkëpunim do të sjellë rezultate konkrete për komunitetin ekonomik.

“Biseda ishte e hapur, konstruktive dhe frymëzuese. Faleminderit Rafuna për vizitën dhe për gatishmërinë për bashkëpunim. Jemi të bindur se së bashku mund të realizojmë shumë nisma të vlefshme për komunitetin tonë ekonomik”./PP/

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

63 vjeçari dyshohet se goditi me sëpatë vëllain e tij 72 vjeçar në Romajë

Një person dyshohet se e ka sulmuar me sëpatë vëllain e tij të dielën në Prizren. Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur në fshatin...

Xheladini premton 500 euro subvencione për gratë me kancer të gjirit, shërbimet gjinekologjike falas

Kryetari i Komunës së Dragashit, Behxhet Xheladini ka prezantuar programin e tij për mandatin e ri për zgjedhjet lokale 2025. Xheladini ka thënë se për...

Lajmet e Fundit