Gjendet pa shenja jete një punonjës në Parkun Inovativ në Prizren

Një 55-vjeçar është gjetur pa shenja jete të dielën në hapësirat e Parkut Inovativ në Prizren.

Shaqir Bytyqi, zëdhënës i Policisë rajonale të Prizrenit, tha se viktima ishte punonjës në Parkun Inovativ, raporton “KosovaPress”.

“Rreth orës 13:35, Policia e Kosovës ka pranuar informatën se në hapësirat e ‘Parkut Inovativ’, që ndodhet në ish-kazermën ushtarake në Prizren, është gjetur pa shenja jete një person, B.B., i gjinisë mashkullore, rreth 55-vjeç. Sipas informatave fillestare, i ndjeri kishte qenë punonjës në atë park. Njësitet përkatëse policore kanë dalë menjëherë në vendin e ngjarjes, ku kanë kryer ekzaminimin e vendit, mbledhjen e provave materiale dhe marrjen e deklaratave nga dëshmitarët”, tha Bytyqi.

Me urdhër të prokurorit të shtetit, trupi i pajetë u dërgua për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë, ndërsa Policia e Kosovës ka iniciuar rastin si hetim i vdekjes dhe po ndërmerr veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rastit.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

 

Më Shumë

Vrasja e imamit në Dragash: Paraburgim për të dyshuarit, dyshohen për vrasje mizore dhe mosdhënie ndihme

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej një muaji ndaj dy të pandehurve, B.H....

Personi që goditi me veturë për vdekje policin në kufi është 28-vjeçar

Në orët e hershme të mëngjesit të sotëm në afërsi të pikë-kalimit kufitar në Vërmicë, ka ndodhur një aksident trafiku me pasojë vdekjen e...

Lajmet e Fundit