22 C
Prizren
E mërkurë, 30 Korrik, 2025

Rritet transparenca buxhetore në komunat e Kosovës – Prizreni ndër më të mirat në Indeksin e GAP-it

Instituti GAP ka publikuar sot raportin “Indeksi i Transparencës Buxhetore të Komunave 2024”, duke bërë të ditur se transparenca buxhetore në nivel lokal ka shënuar përparimin më të madh që nga viti 2017, kur nisi vlerësimi sistematik për të gjitha komunat e Kosovës.

Sipas raportit, në vitin 2024, numri i komunave që kanë arritur pikët maksimale në indeks ka qenë më i larti deri më sot.

“Në vitin 2024, numri i komunave që kanë arritur pikët maksimale në Indeksin e Transparencës Buxhetore ka qenë më i larti që prej vitit 2017, kur edhe Instituti GAP ka filluar vlerësimin sistematik të transparencës buxhetore në nivel lokal”, thuhet në raportin e GAP-it, raporton PrizrenPress.

Nga 38 komuna gjithsej, 22 e kanë kaluar mesataren prej 61 pikëve. Nëntë prej tyre arritën 100 pikët maksimale, përkatësisht komunat: Kaçanik, Klinë, Lipjan, Mitrovicë e Jugut, Prizren, Rahovec, Shtime, Skënderaj dhe Vushtrri.

Ndërkaq, Drenasi, Hani i Elezit dhe Podujeva janë vlerësuar me nga 95 pikë, për shkak të mungesës së një dokumenti në formatin e kërkuar.

“Komuna e Drenasit, Hanit të Elezit dhe Podujevës kanë treguar gjithashtu një nivel të lartë të transparencës buxhetore, secila me 95 pikë. Në këto raste, mungesa e një dokumenti në formatin e kërkuar ka ndikuar që të mos merret maksimumi i pikëve”, thuhet në raport.

Gjatë vitit 2024, komunat kanë publikuar në faqet e tyre zyrtare 227 dokumente buxhetore, përfshirë raportet financiare, rregulloret për ndarjen e subvencioneve dhe listat e përfituesve.

“Dokumentet më të publikuara ishin Korniza Afatmesme Buxhetore (KAB) dhe raportet financiare për vitin 2024”, saktëson Instituti GAP.

Përveç dokumenteve të publikuara, 32 komuna kanë organizuar gjithsej 123 dëgjime buxhetore, ndërsa gjashtë komuna nuk kanë mbajtur asnjë dëgjim publik. Nga to, 28 komuna kanë mbajtur të paktën katër dëgjime me qytetarët.

Megjithatë, një prej dokumenteve më të rëndësishme, kartela analitike e kontos, mbetet ndër më pak të publikuarit – vetëm 16 komuna e kanë ofruar në faqet e tyre zyrtare, dhe dy të tjera e kanë dërguar përmes kërkesës me email.

“Megjithatë, ky është një përmirësim krahasuar me vitin 2023”, vlerëson raporti.

Përmirësim të theksuar ka shënuar Komuna e Mitrovicës së Veriut, me një ngritje prej 46 pikësh dhe shtatë vendeve në renditje. Po ashtu, Komuna e Vitisë ka grumbulluar 90 pikë, ose 45 pikë më shumë sesa në vitin paraprak.

Në anën tjetër, disa komuna kanë shënuar rënie të ndjeshme, si Ferizaj me -47.5 pikë, Obiliqi dhe Malisheva me nga -25 pikë, Gjakova me -20 dhe Suhareka me -10 pikë.

Komunat Zubin Potok dhe Zveçan vazhdojnë të jenë ndër më jotransparentet, pasi nuk kanë publikuar asnjë dokument buxhetor.

“Ky raport tregon një përparim të rëndësishëm në transparencën buxhetore në nivel vendi, por, thekson nevojën për standardizim të formateve të publikimit dhe për forcim të mekanizmave të qëndrueshëm llogaridhënës në të gjitha komunat”, përfundon Instituti GAP./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Suharekë: Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe mashtrim në prokurim publik

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër të pandehurve B.K., dhe E.Sh., për shkak të dyshimit të bazuar...

Arrestohet një person në Rahovec për dhunë ndaj bashkëshortes dhe armëmbajtje pa leje

Një person është arrestuar në Rahovec nën dyshimin për ushtrim dhune fizike dhe psikike ndaj bashkëshortes së tij. Ngjarja ka ndodhur më 23 korrik rreth...

Lajmet e Fundit