17.2 C
Prizren
E diel, 3 Gusht, 2025

Samir Hoxha: Hamami i Gazi Mehmed Pashës po bëhet urë mes trashëgimisë dhe artit bashkëkohor

Hapësira historike e Hamamit të Gazi Mehmed Pashës në Prizren po merr një kuptim të ri përmes përfshirjes në edicionin e pestë të Autostrada Biennale, një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor në rajon.

Drejtori i Qendrës Rajonale për Trashëgimi Kulturore në Prizren, Samir Hoxha, vizitoi ekspozitën që është hapur në këtë monument dhe vlerësoi transformimin e saj në një vend takimi mes trashëgimisë dhe artit.

“Këtë vikend vizitova ekspozitën në Hamamin e Gazi Mehmed Pashës, që po zhvillohet në kuadër të edicionit të pestë të Autostrada Biennale në Prizren”, tha Hoxha.

“Kjo hapësirë po merr një kuptim të ri, si vend i dialogut mes trashëgimisë dhe artit bashkëkohor”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Sipas tij, hapja e ekspozitës në këtë ambient të restauruar pjesërisht dëshmon për potencialin që mbartin monumentet historike, kur ato rivitalizohen përmes përmbajtjes me vlerë.

“Ky aset i trashëgimisë kulturore, pas restaurimit të pjesshëm, është rikthyer në jetën publike të qytetit,” shtoi Hoxha. “Aktivitetet si kjo ekspozitë janë dëshmi e potencialit që mbartin monumentet tona, kur u jepet jetë përmes përmbajtjes kulturore me vlerë”.

Ai bëri të ditur se punimet restauruese në Hamam janë ende në vijim dhe se objektivi kryesor është kthimi i tij në një hapësirë multifunksionale në shërbim të komunitetit.

“Punimet restauruese në Hamam janë ende në vijim, me qëllim funksionalizimin e plotë të tij”, theksoi drejtori i QRTK-së.

“Objektivi ynë është që këtë monument ta kthejmë në një hapësirë në shërbim të komunitetit, të ngjarjeve me rëndësi kulturore dhe sociale, si dhe të zhvillimit të qëndrueshëm të qytetit tonë”.

Hamami i Gazi Mehmed Pashës, vazhdon të jetë një simbol i identitetit kulturor të Prizrenit dhe një shembull i bashkëjetesës së vlerave historike me artin bashkëkohor./PP/

Marketing

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Mund të jetë një imazh i qiellgërvishtës dhe teksti që thotë "ABI PLATINUM RESIDENGE NDERTIMI STANDARDIZUAR STRUKTURE MODERNE ARKITEKTUR? UNIKE · ?· STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE STORE +383 +383494 49 456 88349456999 999 STORE www.abiplatinum.com"

Më Shumë

Kallëzim penale për dëmtimin e shtatores së Skënderbeut në Prizren

Shoqata “Lekë Dukagjini” – Shpenadi ka paraqitur një kallëzim  penale në Prokurorinë Themelore të Prizrenit ndaj personave të panjohur, për shkak të dëmtimit dhe...

Veselaj-Gutaj inspekton renovimin e plotë të shkollës në Gorozhup: Gati për vitin e ri shkollor

Drejtoresha Komunale e Arsimit në Prizren, Luljeta Veselaj-Gutaj, vizitoi sot SHFMU “Vëllezërit Frashëri” në fshatin Gorozhup, ku po vazhdojnë punimet për renovimin e plotë...

Lajmet e Fundit