28.4 C
Prizren
E enjte, 7 Gusht, 2025

Pas arrestimit të kolonelit Nexhmi Krasniqit, KMDLNj kritikon Sveçlën për deklarata paragjykuese

Në mesin e të arrestuarve është edhe ish-drejtori rajonal i Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi.

E, për aksionin ka reaguar edhe ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. Ai në reagimin e tij ka shkruar se krimi nuk ka vend në shoqërinë tonë, e posaçërisht nuk ka vend për kriminelë në radhët e Policisë.

Ndaj deklaratës së Sveçlës ka reaguar KMDLNJ, të cilët në reagimin e tyre kanë thënë se deklarimi i Sveçlës është paragjykues.

“Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës përkatëse sikur që askush nuk mund të quhet kriminel, edhe pas shqiptimit të dënimit sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale, thjesht cillsohet si i dënuar. Veprimi paragjykues i deputetit Sveçla paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe minon të drejtën e të akuzuarit për një proces të drejtë, të pavarur dhe të pandikuar gjyqësorë nga politika apo grupet e interesit”, thuhet në reagimin e tyre.

Reagimi i plotë:

“KMDLNj – ë ishte informuar se në mesin e të arrestuarve ishte edhe kolonel Nexhmi Krasniqi , drejtor i Qendrës Rajonale kufitare në Prizren.

Në ndërkohë, deputeti i Kuvendit të Kosovës i cili ka uzurpuar postin e Ministrit për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, recidivist i përpjekjeve për përvetësim të meritave që as që i takojnë e as që ia lejon mandati i tanishëm, doli me një deklaratë për media që paraqet ndërhyrje brutale në punët e policisë, prokurorisë dhe gjykatës duke paragjykuar parimin e prezumimit të pafajësisë me pohimin se: ” në Policinë e Kosovës nuk do të kenë vend kriminelët…” , ende pa filluar hetimet dhe pa asnjë vendim të gjykatës kompetente.

Ky deklarim paragjykues i deputetit legal dhe ministrit ilegal Xhelal Sfeqla paraqet presion dhe ndërhyrje direkte në procesin e hetimeve dhe në pavarësinë e gjyqësorit.

Askush nuk mund të shpallet fajtor pa një vendim të formës së prerë të gjykatës përkatëse sikur që askush nuk mund të quhet kriminel, edhe pas shqiptimit të dënimit sipas Ligjit për Ekzekutim të Sanksioneve Penale, thjesht cillsohet si i dënuar. Veprimi paragjykues i deputetit Sveçla paraqet shkelje të rëndë të drejtave të njeriut dhe minon të drejtën e të akuzuarit për një proces të drejtë, të pavarur dhe të pandikuar gjyqësorë nga politika apo grupet e interesit. Po të ishte Kosova anëtare e Këshillit të Evropës, paragjykimi i prezumimit të pafajësisë nga deputeti legal dhe ministri ilegal Sveçla, pashmangshëm do të trajtohej nga Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasbur , sigurisht në dobi të të akuzuarit.

Nëse një të ndaluar e cilësoni kriminel nënkupton se e keni shpallur fajtor. KMDLNj e përkujton opinionin se Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut, për një rast kur një ministër i Punëve të Brendshme të një shteti evropian, ka vepruar ngjashëm me deputetin Sveçla për një të akuzuar, pastaj të dënuar, ka marrë vendim lirues me arsyetimin se : ” prezumimi i parimit të pafajësisë është shkelur rëndë përmes deklaratave dhe akuzave publike të ministritë në fjalë e që ka ndikuar në marrjen e vendimit dënues nga gjykata …”.

KMDLNj – ë fton të gjithë politikanët që të përmbahen nga deklaratat ndërhyrëse në punën e policisë , prokurorisë dhe gjyqësorit duke respektuar parimin kushtetues për ndarje të pushteteve, si njëra ndër shtyllat e demokracisë dhe respektimit të drejtave të njeriut. Në të kundërtën do të identifikohen si shkelës të drejtave të njeriut në përgjithësi dhe të personave të privuar nga liria në veçanti . Deputeti Sfeqla qartazi është identifikuar si i tillë , me shumë raste”.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Përdorën armë në dasma – 3 të ndaluar dhe 4 pistoleta të sekuestruara në rajonin e Prizrenit

Policia e Kosovës ka ndaluar tre persona dhe ka sekuestruar katër armë zjarri të llojit pistoletë në rajonin e Prizrenit, pas të shtënave të...

Gjenerali Bühler rikthehet në Prizren – i impresionuar me zhvillimin e qytetit

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj, ka mirëpritur sot një delegacion nga Gjermania, i udhëhequr nga Gjenerali Erhard Bühler, ish-komandant i KFOR-it gjerman...

Lajmet e Fundit