18.6 C
Prizren
E premte, 8 Gusht, 2025

Nexhmi Krasniqi para gjykatës: Nuk jemi rob

Në seancën dëgjimore për caktim të masës së paraburgimit ndaj Liman Sallaukës, Xhevat Sallaukës, Ramadan Paçarizit dhe ish-drejtorit të Policisë në Prizren, Nexhmi Krasniqi, ky i fundit iu drejtua gjykatës me fjalët: “Nuk jemi rob”.

Sipas dosjes që “Betimi për Drejtësi” ka siguruar, thuhet se Krasniqi është pajtuar me të thënat e avokatit të tij, Besnik Berisha, duke shtuar se “nuk është rob”.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

“Unë vetëm një nuk e kuptoj, sepse gjithmonë kemi punuar me gjyqtarë dhe prokurorë. Sinqerisht, kjo që e elaboroi avokati im është tërësisht e vërtetë, mirëpo mos harroni një gjë: nuk jemi rob…”, thuhet të ketë deklaruar Krasniqi, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Tutje, Krasniqi është ankuar për gjendjen e tij shëndetësore:

“…nga ana profesionale është dashur të kuptohet mirësia nga ana njerëzore që unë sot të jem në Spitalin Amerikan, sepse këtë termin e kam pasur të planifikuar një muaj më parë dhe më është dashur patjetër të shkoj, për shkak se jam në përfundim të kalimit në dializë, përdor terapi shumë të rëndë, e më keq se kjo nuk gjendet në Kosovë”, ka deklaruar ai.

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Gjithashtu, Krasniqi ka përmendur edhe falënderimet që ka marrë nga FBI:

“Unë kam marrë falënderime nga drejtori i FBI-së në Amerikë për shkak të luftës kundër terrorizmit, por kam edhe 50 falënderime e mirënjohje nga shteti i Kosovës”, thuhet të ketë deklaruar në fund.

Paraprakisht, mbrojtësi i Krasniqit, avokati Berisha, ndër të tjera ka deklaruar para gjykatës se kërkesa për paraburgim e Prokurorisë nuk ka të bëjë me ndonjë krim të kryer nga Krasniqi, por është kërkesë për promovim e e mbështjellë me ngjyrën e karrierizmit dhe petkun e Prokurorisë.

NISU – Çdo natë për Ulqin me Bashkimi Reisen

Tutje, Berisha ka pretenduar se në kërkesë, Prokuroria askund nuk përmend ndonjë kërcënim apo presion nga i dëmtuari.

Sipas tij, Prokuroria e ka detyruar të deklarohet i dëmtuari.

“Ky është një nga rastet e para dhe më skandaloze që pretendohet se është kryer krim, ku Prokuroria i ka vënë emrin ‘detyrim’, por që të dëmtuarin e thërrasin këta dhe e detyrojnë të deklarohet si ata. Pa çka se ai asnjëherë nuk është paraqitur për ta denoncuar ‘detyrimin’, i cili pretendohet se ka ndodhur në një periudhë dy mujore, por që Prokuroria paska qenë e mëshirshme dhe nuk e paska proceduar deri më 4 gusht 2025”, ka deklaruar Berisha.

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Avokati Berisha ka theksuar se Prokuroria, në deklaratën e dhënë në Inspektoratin Policor nga i dëmtuari, shumës prej 400 mijë euro i ka shtuar edhe 50 mijë euro të tjera vetëm e vetëm që Krasniqi të dërgohet në paraburgim dhe që gjatë kohës së paraburgimit të tentohet të sigurohet ndonjë provë.

Kërkesën për caktim të masës së paraburgimit, avokati Berisha e ka quajtur “abuzim”, duke shtuar se është kërkuar nga gjykata që Krasniqi të dërgohet në paraburgim pa e ditur fare se çfarë ka bërë.

Tutje, ai ka theksuar se i dyshuari Krasniqi meriton të dijë se në cilën ditë apo vend e ka detyruar dikë të ndërmarrë veprime përkundër vullnetit të tij, si i dëmtuar.

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Për armët e gjetura, avokati Berisha ka theksuar se bëhej fjalë për municion të pashfrytëzuar nga Krasniqi dhe se ishte në kuadër të armës zyrtare.

Sipas Berishës, Krasniqi nuk është kriminel dhe nuk duhet të merret si e mirëqenë ajo që ka deklaruar ministri Xhelal Sveçla. Ai shtoi se Krasniqi është familjar dhe me shëndet të rrënuar prej vitesh.

Avokati Berisha ka kërkuar një masë më të butë se paraburgimi ndaj Krasniqit, duke premtuar se i njëjti do ta respektojë në tërësi çdo masë tjetër alternative dhe është i gatshëm të jetë nën monitorim të policisë.

Në fund, Berisha ka ngritur pikëpyetje se përse është dashur të rrethohet shtëpia e Krasniqit me njësi speciale, kur ai ka qenë i gatshëm të paraqitej me një telefonatë.

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Edhe Liman Sallauka ka njoftuar gjykatën se është me terapi për tumor dhe ka thënë se, nëse prokurori pretendon se ai ka dhënë 20.000 euro, duhet të ekzistojë dokument.

Për të dëmtuarin, Sallauka ka deklaruar se është “shpijun” dhe ka pohuar se para katër ditësh ka qenë vetë në shtëpinë e tij.

Mbrojtësi i tij, avokati Forti Skoro, ka deklaruar se nuk ekziston asnjë arsye për të besuar se Liman Sallauka do të fshijë, asgjësojë apo ndryshojë prova, apo se do të pengojë zhvillimin e procedurës penale ndaj tij.

Xhevat Sallauka para gjykatës ka deklaruar se nëse ka bërë vetëm një vepër të kundërligjshme, kërkon që menjëherë të dërgohet në burg – nëse gjendet ndonjë provë se e ka detyruar dikë të bëjë diçka me zor.

Mbrojtësi i tij, avokati Klodian Krasniqi, ka deklaruar se nuk kanë pranuar aktvendimin për fillimin e hetimeve dhe se nuk u janë shpalosur provat që do t’i shihnin si mbrojtje për të dyshuarin.

Ai ka propozuar që ndaj Xhevatit të caktohet arrest shtëpiak, duke e cilësuar paraburgimin si masë të rëndë dhe kufizim të lirisë së lëvizjes.

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

Ramadan Paçarizi ka deklaruar para gjykatës se ka të drejtë të negociojë dhe lidhë kontrata dhe se nuk e ka dëgjuar ndonjëherë që emri i tij të përmendet nga Prokuroria si i përfshirë në ndonjë detyrim. Ai ka shtuar gjithashtu se vuan nga prostata.

Mbrojtësi i tij, avokati Blerim Mazreku, ka deklaruar se personi që Prokuroria e konsideron të dëmtuar nuk mund të ketë atë cilësi, duke ofruar provë për pronat që pretendohet se janë objekt detyrimi.

Mazreku ka theksuar se prona që është shitur me autorizim nga i dëmtuari ka të meta, pasi për të ekziston tashmë masë sigurie nga gjykata.

Për veprën penale “shmangie nga tatimi”, Mazreku ka deklaruar se Prokuroria nuk ka të qartë se kush është përgjegjës për pagesën e tatimit në marrëveshjen e shitblerjes.

Në fund, ai ka kërkuar që ndaj Paçarizit të shqiptohet një masë më e butë, e jo ajo e paraburgimit../BetimipërDrejtësi

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Posta e Kosovës nderon tenorin Ramë Lahaj

Posta e Kosovës, emetoi emisionin e ri të pullave postare në nderim të tenorit të shquar shqiptar, Ramë Lahaj, një nga zërat më të...

Katër kandidatë në garë për drejtor të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren

Katër kandidatë kanë plotësuar kriteret për pozitën e drejtorit të Spitalit të Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren. Në garë janë: Afrim Avdaj,...

Lajmet e Fundit