11.4 C
Prizren
E hënë, 10 Nëntor, 2025

Etrit Hoti kandidat i Vetëvendosjes për Asamblenë e Rahovecit

Etrit Hoti do të garojë në listën e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet lokale për Asamblenë e Komunës së Rahovecit.

Lajmin e ka bërë të ditur Vetëvendosja përmes një njoftimi publik.

“Nga zemra e Krushës së Madhe, vendi i sakrificës dhe krenarisë kombëtare, vjen përkrahja e kryetarit në ardhje të komunës sonë, prof. Ali Dula. Kësaj here në listën tonë më të mirë dhe fituese vjen kandidatura e Etrit Hotit, një emër që mishëron kontributin atdhetar, përkushtimin ndaj së mirës publike, integritetin qytetar dhe përvojën e çmuar në shërbim të komunitetit”, thuhet në njoftimin e VV-së.

Hoti është jurist i diplomuar dhe aktivist i hershëm politik, me mbi dy dekada përvojë në jetën publike, duke kontribuar në institucione dhe organizata që ndikojnë drejtpërdrejt në jetën e qytetarëve.

Ai ka shërbyer për katër vite si kryetar i Sindikatës së Postës së Kosovës, duke mbrojtur të drejtat e punëtorëve dhe duke promovuar standarde më të larta të punës e barazisë.

Hoti ka qenë pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe është djali i dëshmorit Ragip Hoti si dhe vëllai i Ukshin Hotit.

“Kandidatura e tij është thirrje për përfaqësim dinjitoz, të informuar dhe të drejtë, me vizion për zhvillim lokal, transparencë dhe mbrojtje të interesit publik”, përfundon njoftimi i Lëvizjes Vetëvendosjes në Rahovec.

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Krejt çka ndodhi dje në Golluboc të Malishevës: Dhëndri vrau dy vëllezër para shtëpisë

Një ngjarje e rëndë tronditi dje fshatin Golluboc të Malishevës, ku dy vëllezër, njëri 32-vjeçar dhe tjetri 45-vjeçar, u vranë me armë zjarri nga...

Rezultatet e UBO Consulting – Totaj fiton edhe një mandat në Prizren

Sipas të dhënave preliminare nga exit poll-i i UBO Consulting, në Prizren, kandidati i PDK-së, Shaqir Totaj ka fituar edhe një mandat tjetër. Totaj ka...

Lajmet e Fundit