1.8 C
Prizren
E martë, 13 Janar, 2026

Prizren/ Kërkohet paraburgim për të arrestuarin që u kap me drogë në vlerë rreth 300 mijë euro

Operacioni është zhvilluar më datë 11 gusht 2025, në rrugën “Viljam Voker” në Prizren, ku për pasojë është arrestuar i dyshuari me iniciale H.K i vitit të lindjes 1994, shtetas i Republikës së Kosovës.

Ndërkaq, sipas kërkesës së prokurorisë, thuhet se nga koha e pavërtetuar deri me datë 11.08.2025, në Prizren, i pandehuri H.K., pa autorizim, shpërndan, shet, transporton, ndërmjetëson, dërgon substanca narkotike apo preparate të cilat janë shpallur me ligj si narkotikë.

Këtë vepër, ai dyshohet se e ka kryer në atë mënyrë që “i njëjti posedon narkotikë të llojit ‘Kokainë’, me qëllim të shitjes dhe shpërndarjes tek përdorues të substancave narkotike, ku me datë 12.08.2025, policia pas marrjes së informatave lidhur me të pandehurin se ishte duke ofruar për shitje dhe shpërndarje narkotikë, realizon bastisje në banesën e të pandehurit në rrugën ‘William Walker’”.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, thuhet se gjatë kësaj bastisjeje janë gjetur dhe sekuestruar gjësendet si në vijim.

“Tri (3) tulla të mbështjella me foli dhe qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej: 3.3 kg; 1kg të substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘kokainë’ me mbetje të saj; Nëntëmbëdhjetë (19) qese me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘kokainë’ me peshë prej: 1.1 kg; Njëqind e tridhjetë e tre (133) qese najloni me substancë të dyshuar narkotike të llojit ‘kokainë’ me peshë prej 36,62 gram; Një (1) qese najloni me substancë te dyshuar narkotike të llojit “kokainë” me peshë prej 0,32 gr.; Dy (2) peshore elektronike; Të holla (para) në vlerë prej 260 euro; Një (1) pajisje për vakumim të qeseve plastike; Një (1) motoçikletë PIAGGIO VESPA; Një (1) telefon mobil iPhone 15 Pro Max; Një (1) skalper; dhe sasi e konsiderueshme e qeseve plastike për paketim”, tha Prokuroria.

Sipas vlerësimeve, thuhet se sasia e sekuestruar e substancës narkotike, në tregun ilegal, mund të kapë vlerën deri në 300,000 euro.

Me këto veprime, Prokuroria thotë se i njëjti ka kryer veprën penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”, sipas KPRK-së./PrizrenPress.com

Marketing

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Mos e humb verën – udhëto me Halimaj Reisen!

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Liria pranë mbrojtësit me përvojë nga Superliga

Skuadra e Lirisë është pranë edhe një përforcimi të bujshëm, edhe pse në moshë. Sipas përfoljeve, prizrenasit janë shumë afër të zyrtarizojnë mbrojtësin e...

Dardan Berishës i çahet koka nga goditjet e publikut në Prizren

Basketbollisti i Pejës, Dardan Berisha është goditur nga tifozët në Prizren. Klubi i Pejës ka dal me njoftim duke treguar se Berishës i është qarë...

Lajmet e Fundit