Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” ka njoftuar nisjen e punimeve për rehabilitimin e Kaptazhës IV në zonën e “40 Burimeve” në Prizren, me qëllim përmirësimin e furnizimit me ujë të pijshëm dhe rritjen e kapaciteteve të ujësjellësit.
“Për shkak të rritjes së konsumit dhe rënies së nivelit të burimeve ujore, furnizimi me ujë të pijshëm, në disa zona, ka qenë i vështirësuar gjatë muajit të fundit. Për të përmirësuar këtë situatë dhe për të rritur kapacitetin e furnizimit, kemi nisur punimet për rehabilitimin e kaptazhës IV në zonën e 40 Burimeve”, thuhet në njoftimin e KRU “Hidroregjioni Jugor”, raporton PrizrenPress.
Sipas kompanisë, projekti synon rehabilitimin e objektit hidroteknik, rritjen e kapacitetit të ujit për zonën e furnizimit, siguri më të madhe për cilësinë e ujit dhe furnizim më të qëndrueshëm
Vlera e investimit është 39,551 euro, ndërsa punimet po realizohen nga ACTIVA GROUP Sh.P.K dhe NPT BAMIRS. Kohëzgjatja e projektit pritet të jetë rreth një muaj.
“Ky investim është pjesë e prioriteteve tona strategjike për zhvillim të qëndrueshëm dhe mirëqenie publike. Falënderojmë qytetarët për mirëkuptimin gjatë kësaj periudhe, ndërsa punojmë për të siguruar ujë të pastër dhe të mjaftueshëm për të gjithë”, përfundon njoftimi./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/