Prizreni ka debutuar me barazim në Ligën e Parë të Kosovës, duke ndarë pikët me Trepçën ’89. Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Përparim Thaçi” përfundoi 1-1, rezultat që u përshëndet nga tifozët prizrenas për paraqitjen e ekipit vendas.
Skuadra e drejtuar nga trajneri Bekim Bakaj kaloi në epërsi, por në minutën e 40-të mysafirët barazuan shifrat nga një goditje e lirë. Pjesa e dytë foli më shumë për prizrenasit, të cilët patën raste për të fituar, por pa arritur të realizojnë, raporton PrizrenPress.
“Jam krenar për lojtarët e mi. Ishim shumë të motivuar dhe arritëm të kalojmë në epërsi 1-0. Për fat të keq, nga një goditje e lirë në minutën e 40-të kundërshtari barazoi rezultatin. Megjithatë, gjatë gjithë lojës e patëm iniciativën, krijuam raste të shumta dhe në shumë momente ishim më të mirë në fushë. Sot treguam se FC Prizreni është i gatshëm të garojë denjësisht në Ligën e Parë. Falënderoj nga zemra të gjithë futbollistët për maksimumin e dhënë, stafin e trajnerëve për punën e palodhur dhe tifozët e shumtë që na përkrahën pa u ndalur”, deklaroi trajneri Bekim Bakaj, pas ndeshjes.
Edhe kapiteni i ekipit, Ylli Myrtezani, ndau emocionet e tij. “Ky ishte një emocion i madh për të gjithë ne – ndeshja jonë e parë kampionale në Ligën e Parë. Patëm përballë një kundërshtar me përvojë dhe traditë si Trepça ’89, por treguam se nuk kemi frikë nga askush. Kishim raste të fitojmë, por futbolli është i tillë. Rezultati 1-1 është vetëm fillimi, ne do të punojmë edhe më shumë për t’u dhënë tifozëve tanë fitore të tjera”.
Në fund, klubi përcolli një mesazh falënderimi për tifozët: “Faleminderit nga zemra për përkrahjen e madhe në stadiumin ‘Perparim Thaçi’. Ju jeni forca jonë dhe me ju pranë, FC Prizreni do të vazhdojë rrugëtimin drejt sukseseve të mëdha”./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren