Kandidati i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prizrenit, Artan Abrashi, zhvilloi sot një vizitë në Klubin e Futbollit “Liria”.
Gjatë vizitës, Abrashi nënvizoi rëndësinë e këtij institucioni sportiv si pjesë e identitetit kulturor e sportiv të Prizrenit dhe prezantoi projekte konkrete që përkrahin zhvillimin e infrastrukturës dhe promovimin e sportit në nivel lokal.
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
“Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka planifikuar një investim prej 13 milionë euro për rikonstruksionin e stadiumit të qytetit, i cili do ta kthejë Prizrenin në një qendër të rëndësishme sportive në vend”, tha Abrashi.
Ai prezantoi një pjesë të planit të qeverisjes lokale që përfshin integrimin e futbollit si aktivitet jashtëmësimor në shkolla, përmes krijimit të një lige shkollore, sigurimit të pajisjeve, transportit dhe një bashkëpunimi të drejtpërdrejtë me KF ‘Liria’ për zhvillimin profesional të talenteve të rinj.
Ky vizion i ri për sportin synon jo vetëm fuqizimin e klubeve lokale, por edhe ndërtimin e një kulture të shëndetshme dhe aktive për të rinjtë e Prizrenit./PP/
Marketing
Freski e përditshme me çmim të zbritur – zgjidh aparatet e ujit Bruno!
Bruno & Brentoni Home me super oferta që nuk duhen humbur në Prizren!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren