20.4 C
Prizren
E martë, 5 Gusht, 2025

Haradinaj: Debati për UDB-në nuk bëhet me të dhëna të pasakta

Ramush Haradinaj 1Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se është në interes të Kosovës që të hapen dosjet dhe të zbardhet e vërteta për to.

“Do të ishte në interes të vetë shoqërisë së Kosovës, që të shihet e vërteta posaçërisht për çdo politikan. Por, kjo e vërtet duhet vijë nga mekanizma të paanshëm dhe mekanizma që janë të besueshëm në popullin e Kosovës. Mbasi lidhur me këtë çështje jo vetëm në Kosovë, por edhe rreth saj, dihet se ka pasur shumë manipulime me dosjet dhe gjëra të tjera të kësaj natyre, e vërteta ka rrezik të mos mësohet asnjëherë”, deklaroi Haradinaj në një intervistë për INA.

Lidhur me zërat e fundit në Kosovë për bashkëpunëtor me shërbimin sekret jugosllav UDB-së, Haradinaj vlerëson se gjithçka duhet bërë përmes dëshmive dhe mekanizmave profesionalë dhe kredibilë.

“Duhet të ketë proces të besueshëm në Kosovë, lidhur me bashkëpunëtorët e UDB-së, e cila nuk ekziston më, por i ruan strukturat e saj në Beograd. Unë nuk jam për debate të tilla, pasi të dhënat janë të komprometuara, pra nuk janë të qëndrueshme. Dhe, nuk i takon shoqërisë kosovare të kyçet në një debat duke mos pasur të dhëna të sakta”, theksoi Haradinaj.

Ai komentoi edhe arrestimet e fundit në Kosovë, duke shtuar se për këtë duhet të flasë drejtësia.

“Unë mendojë se duhet lënë në dorë të drejtësisë, që ajo të bëjë punën e saj”, vlerëson kreu i AAK-së.

Ai përsëriti se është duke bërë përgatitje për të krijuar nesër një “Qeveri Haradinaj”, e cila, siç thotë ai, do të merret me rendin dhe ligjin në gjithë vendin, rritjen ekonomike si dhe uljen e papunësisë. Kreu i AAK-së thotë se nominimi i kryeministrave të Kosovës dhe të Serbisë për çmimin Nobel, do t’i ndihmojë Kosovës për një imazh më të mirë në arenën ndërkombëtare, për të ardhmen evropiane.

Më Shumë

Në shkollën verore në Prizren aplikojnë mbi 200 studentë nga mbi 40 shtete

Në Prizren, ka nisur edicioni i katërt i Shkollës Verore Ndërkombëtare, një nga ngjarjet më të rëndësishme akademike dhe ndërkombëtare të këtij viti në...

Suhareka forcon bashkëpunimin me Qendrën e Shëndetit Mendor në Prizren

Nënkryetarja e Komunës së Suharekës, Mihrije Suka, ka zhvilluar sot një takim pune me përfaqësuesit e Qendrës së Shëndetit Mendor në Prizren, me fokus...

Lajmet e Fundit