9.8 C
Prizren
E martë, 10 Mars, 2026

Valentin Serebe rrëmben çmimin ‘Ylli i Javës’

Federata e Futbollit të Kosovës dhe sponsori i Superligës, Albi Mall, vazhdojnë të ndajnë çmimin “Ylli i Javës”.

Ky çmim, për javën e tretë në Albi Mall Superligë, i është ndarë futbollistit të FC Ballkanit, Valentin Serebe.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Vlerësimi i më të mirit të javës është bërë nga Komisioni i Veteranëve të Futbollit, në përbërje të Milaim Humolli, Besim Slishani dhe Murat Zejnullahu. Ky komision vendosi që çmimi “Ylli i Javës” për xhiron e tretë në këtë edicion kampional t’i takojë Serebes, i cili shënoi dy gola në ndeshjen kundër FC Ferizajt në udhëtim (1:3), duke shënuar golat e epërsisë për 3 pikët e suharekasve.

Pasi mori këtë çmim, Serebe për faqen zyrtare të FFK-së, u shpreh i lumtur që u vlerësua si lojtari më i mirë i javës.

“E kemi përgatitur që nga java e kaluar këtë ndeshje bashkë me trajnerët dhe bashkëlojtarët e mi. U përgatitëm për këtë ndeshje sepse kishim nevojë për fitoren. Fillimisht, gjëja më e rëndësishme ishte të fitonim dhe pastaj, me ndihmën e Zotit, arritëm fitoren. Shënova dy gola dhe jam shumë i lumtur dhe i kënaqur me këtë ndeshje. Gjithçka po shkon mirë. Të gjithë më kanë pritur mirë mua. Populli, të gjithë e duan shumë qytetin. Suhareka është vend i qetë.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Qëllimi i klubit është të mbyllim sezonin si kampionë, të fitojmë kampionatin. Kupa është gjëja më e rëndësishme për klubin. Sa më përket mua, ambicia ime është të jem golashënuesi më i mirë. Do të përgatitemi për këtë sezon dhe, me ndihmën e Zotit, gjithçka do të shkojë si duhet”, tha ai.

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Më Shumë

Goli i anuluar që ndezi polemikën: Liria kundër vendimit të VAR-it në derbin me Vushtrrinë

Pas përfundimit të derbit të Ligës së Parë mes FC Lirisë dhe KF Vushtrrisë, klubi prizrenas reagoi ndaj vendimit të gjyqtarit Rrezart Hasani dhe...

Nis asfaltimi i rrugës “Xhemë Gostivari” në Prizren

Në kuadër të investimeve për përmirësimin e infrastrukturës rrugore, Drejtoria e Shërbimeve Publike ka nisur punimet për asfaltimin e rrugës “Xhemë Gostivari”, një prej...

Lajmet e Fundit