10.8 C
Prizren
E mërkurë, 5 Nëntor, 2025

Arrestohet shoferi që e goditi për vdekje 38-vjeçaren në Gjonaj të Prizrenit

Nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, një shofer automjeti shkaktoi një aksident me fatalitet në fshatin Gjonaj të Prizrenit të martën.

Ai e goditi për vdekje me veturë një këmbësore 38-vjeçare.

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

 

 

Tani, shoferi është arrestuar dhe ndodhet në ndalim, tha sot Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, pasi që i njëjtit derisa ishte duke drejtuar veturën, dyshohet se nga pakujdesia dhe mospërshtatja e shpejtësisë, ka shkaktuar aksidentin duke goditur viktimën femër kosovare e cila ishte duke kaluar rrugën”, tha Policia.

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

 

 

“Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në raport.

E aksidentuara për vdekje është identifikuar si Merita Hodaj, një 38-vjeçare nga Hasi i Prizrenit.

 

 

Familjarët njoftuan të martën se 38-vjeçarja do të varroset sot në orën 16:00 në varrezat e fshatit Kabash të Hasit.

 

Marketing

Hotel Albes Residence – Qetësi, komoditet dhe evente të paharrueshme në zemër të Korishës së Prizrenit

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Zafir Berisha: Shaqir Totaj viktimë e hajdutëve të PDK-së dhe LDK-së

Kryetari i Bashkimit Demokratik në Prizren, Zafir Berisha, ka reaguar ashpër ndaj kryetarit aktual të Komunës, Shaqir Totaj, duke e cilësuar si “infantil politik”. Ai...

Rikthehet kalimi pa kontrolle i automjeteve në kufirin Kosovë-Shqipëri 02.11.2025 16:38

Është rikthyer lëvizja pa kontroll midis Shqipërisë dhe Kosovës. Vendimi ka hyrë në fuqi më 1 nëntor dhe do të zgjasë deri në fund...

Lajmet e Fundit