Dogana e Kosovës njofton se më datë 11 shtator 2025, rreth orës 09:30, në pikën kufitare në Vërmicë, gjatë kontrolleve rutinore, zyrtarët doganorë në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe njësinë K9, kanë selektuar për kontroll të detajuar një automjet me targa të huaja që po hynte në Kosovë.
Sipas Doganës, gjatë kontrollit në automjet janë gjetur një grinder (pajisje për bluarje marihuane) dhe një kuti me filtra OCB (Slim Premium Filters), të cilat ngritën dyshime për përdorim të mundshëm të substancave narkotike, raporton PrizrenPress.
Tutje bëhet e ditur se pas kontrollit fizik të udhëtarëve, në trupin e njërit prej tyre është zbuluar një pako cigaresh ku brenda saj u gjetën katër (4) qese plastike me substancë narkotike marihuanë.
Për rastin, Dogana thotë se, është informuar Prokuroria kompetente dhe njësia për Hetimin e Trafikimit të Narkotikëve (DHTN) në Prizren, të cilët kanë marrë në dorëzim të dyshuarin dhe dëshmitë për veprime të mëtejshme ligjore.
Dogana e Kosovës dhe Policia e Kosovës mbeten të përkushtuara në parandalimin e trafikimit të substancave narkotike, duke kontribuar në garantimin e sigurisë së kufijve, rendit publik dhe mbrojtjes së shëndetit të qytetarëve të Republikës së Kosovës./PrizrenPress.com
Marketing
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/