Emigrimi po zbraz klasat: 66 nxënës largohen nga Prizreni

Sipas statistikave zyrtare të Ministrisë së Arsimit për vitin shkollor 2024/25, 66 nxënës nga Prizreni janë shpërngulur bashkë me familjet e tyre jashtë vendit.

Kjo shifër përfshin nxënës nga klasa e parë deri në të dymbëdhjetën dhe përfaqëson një pjesë të ndjeshme të komunitetit arsimor lokal.

Prizreni renditet ndër komunat më të prekura nga ky fenomen, pas Gjakovës (89 nxënës), Malishevës (84) dhe Gjilanit (74). Në total, 629 nxënës në mbarë Kosovën kanë braktisur shkollat për shkak të shpërnguljes familjare jashtë vendit.

Arsyet kryesore të largimit, sipas ekspertëve të arsimit, lidhen me gjendjen ekonomike, mungesën e perspektivës dhe pasigurinë sociale.

Drejtues shkollash në Prizren kanë konfirmuar se kërkesat për fletë-kalime janë shtuar, ndërsa disa mësimdhënës gjithashtu kanë emigruar.

 

 

BiCredit tani edhe në Prizren, kredi për çdo nevojë!

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren

Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren

Më Shumë

Temperatura të larta gjatë fundjavës në Kosovë – IHMK publikon hartën e valës së të nxehtit

Instituti Hidrometeorologjik bën të ditur se sot në Kosovë do të mbajë mot me diell. IHK njofton se temperaturat minimale do të jenë ndërmjet 13...

Nga 25 korriku, disa zona të Suharekës do të përballen me reduktime të ujit

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor” Sh.A., përmes Njësisë në Suharekë, ka njoftuar se duke filluar nga 25 korriku 2026 do të zbatojë reduktime...

Lajmet e Fundit