Në 27 vjetorin e rënies heroike të dëshmorit të kombit, Ilaz Javori, sot në fshatin Llazicë të Komunës së Malishevës u përurua lapidari i ngritur në nderim të tij.
Në ceremoninë e përurimit morën pjesë kryetari i Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, drejtues dhe zyrtarë komunalë, kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, Metush Kryeziu, bashkëluftëtarë, familjarë dhe qytetarë.
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
Në fjalën e tij përshëndetëse, kryetari Kastrati theksoi se vepra e Ilazit dhe e të gjithë dëshmorëve është sinonim i lirisë. “Falë sakrificës së tyre, ne sot jetojmë të lirë. Si institucione, jo vetëm që shprehim mirënjohje për këtë kontribut, por do të angazhohemi për ruajtjen dhe mbrojtjen e këtyre vlerave”, tha ai.
Kryetari i OVL të UÇK-së në Malishevë, z. Metush Kryeziu, vlerësoi lartë kontributin e dëshmorit dhe bashkëluftëtarëve të tij, duke theksuar se çdo rënie e tyre ishte motiv dhe forcë për vazhdimin e luftës.
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
Kujtime për dëshmorin ndau bashkëluftëtari i tij, Demush Krasniqi, ndërsa në emër të familjes, djali i dëshmorit, Taulant Javori, falënderoi Komunën e Malishevës dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në ndërtimin e lapidarit, si dhe të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë ceremoni përkujtimore.
Marketing
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren