Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prizren, Petrit Kryeziu, ka organizuar sot takim pune me Drejtorinë Rajonale të Policisë për rajonin e Prizrenit, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e efikasitetit në veprimet e përbashkëta ndërinstitucionale.
Në këtë takim morën pjesë Drejtori i Policisë Rajonale në Prizren kolonel Faton Alija, Komandantët e të gjitha stacioneve policore në Prizren, Suharekë, Dragash dhe Mamushë, Shefat e hetimeve, udhëheqësit e njësive të specializuara, si dhe prokurorë nga kjo prokurori.
“Qëllimi kryesor i këtij takimi ishte koordinimi dhe planifikimi i masave për mbikëqyrjen e procesit zgjedhor në zgjedhjet lokale që do të zhvillohen më datë 12 tetor 2025”, njofton Prokuroria Themelore në Prizren.
“Gjatë takimit u diskutua mbi rëndësinë e një procesi zgjedhor të drejtë, të lirë dhe të sigurt, duke theksuar rolin thelbësor që kanë prokurorët kujdestarë të caktuar për të ndjekur nga afër çdo situatë që mund të paraqitet gjatë ditës së zgjedhjeve dhe pas tyre”.
“U theksua bashkëpunimi i ngushtë ndërmjet Prokurorisë dhe Policisë si dhe angazhimi i përbashkët për garantimin e respektimit të ligjit dhe parandalimin e çdo shkeljeje që mund të cenojë integritetin e procesit zgjedhor”.
“Kryeprokurori Kryeziu, ka njoftuar se nën udhëheqjen e tij janë të angazhuar nëntë prokurorë për të garantuar zbatimin e ligjit gjatë procesit zgjedhor”.
Një tjetër pikë diskutimi gjatë takimit ishte edhe kontrolli i personave dhe objekteve nga ana e Policisë, me qëllim respektimin e plotë të veprimeve procedurale policore që ka për qëllim garantimin e një zbatimi korrekt dhe të ligjshëm të procedurës penale nga ana e Policisë dhe Prokurorisë në situata të ndryshme operative.
“Ky takim dëshmon përkushtimin dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes Prokurorisë dhe Policisë në funksion të mbrojtjes së ligjit dhe rendit publik, si dhe në garantimin e një procesi zgjedhor transparent dhe demokratik në qytetin e Prizrenit”.
Marketing
Hazer Shala, kandidati i PDK-së me numër 26 për asamblenë e Prizrenit
Tefik Tarashaj: Pagën time do ta ndaj për 5 familje në nevojë
9-shi i GUXO-s – Flora Sinani kërkon besimin e qytetarëve të Prizrenit në zgjedhjet e 12 tetorit
26-shi i LDK-së, Arben Hoxha po kërkon votën tënde që zëri yt të dëgjohet në Kuvendin e Prizrenit!
20-shi i LDK-së, Fejzë Kabashi, kandidat për Kuvendin e Prizrenit
Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!
Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit
‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren
Hapësira me qira në objektet e reja te ‘RENELUAL TAHIRI’ në Prizren