Mbahen “Takimet e Gjeçovit” në Zym të Hasit – zbulohet shtatorja e Pjetër Bogdanit

Në Zym të Hasit sot u zhvillua edicioni i 54-të i manifestimit tradicional “Takimet e Gjeçovit”, i cili i kushtohet jetës dhe veprës së shkrimtarit të shquar Shtjefën Gjeçovi.

Ky vit solli një moment të veçantë përmes zbulimit të shtatores së Pjetër Bogdanit, duke e bërë këtë edicion edhe më madhështor dhe të paharrueshëm për të gjithë pjesëmarrësit, raporton PrizrenPress.

“Takimet e Gjeçovit” vazhdojnë të jenë një ngjarje kyçe kulturore, që promovon trashëgiminë e pasur të Hasit dhe kontribuon në zhvillimin e kulturës dhe letërsisë shqiptare në mbarë rajonin.

Nëpërmjet këtij manifestimi, komuniteti lokal dhe vizitorët nga rajoni nderojnë figurat më të shquara të historisë dhe letërsisë shqiptare, duke ruajtur gjallë traditat dhe vlerat kulturore./PrizrenPress.com

Marketing

Express Kredi nga BiCredit

Banesat më të kërkuara në Prizren – Bëhu pronar në Foleja Residence!

Industria e mishit “Medina” në Prizren – traditë, cilësi dhe shije autentike të produkteve të mishit që nga viti 1991

Kompleksi ‘Newco Elan’ ofron banesa të ëndrrave tuaja në zemër të Prizrenit

“Guraziu” në Prizren, me 20 vjet përvojë pune në vendosjen e dyerve, laminatit, parketit, kuzhinave dhe dhomave të fjetjes

‘Toni Residence’ – Mos e humb rastin për të blerë banesën tënde në Prizren


https://prizrenpress.com/hapesira-me-qira-ne-objektet-e-reja-te-renelual-tahiri-ne-prizren/

Më Shumë

Dëmtohet Kompleksi i Dëshmorëve në Has, reagojnë veteranët

Është dëmtuar Kompleksi i Dëshmorëve në Has, një nga vendet përkujtimore më të rëndësishme të të rënëve për lirinë e Kosovës. Lidhur me rastin kanë...

Sot moti me diell dhe vranësira, temperaturat maksimale shkojnë deri në 30 gradë

Sot parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në ndonjë rajon pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, të shoqëruara me disa...

Parajsa në ty

Lajmet e Fundit